Prill 25, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Habit Lleshaj në Malësinë e Madhe: Po kjërkojm denoncuesin por nuk gjendet

Habit Lleshaj në Malësinë e Madhe: Po kjërkojm denoncuesin por nuk gjendet

KMA NEWS / Habit Lleshaj në Malësinë e Madhe: Nuk ka denoncues për ngjarjen

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbërritur mëngjesin e ditës së sotme në Malësi të Madhe për ngjarjen shokuese që u publikua dje nga mediat, ku një efektiv policie u filmua duke bërë veprime të turpshme përkundrejt një të miture.

Ministri Lleshaj është shoqëruar nga kryetari i bashkisë në Malësinë e Madhe Tonin Marinaj dhe drejtori i policisë vendore Vehbi Bushati.

Në një deklaratë për mediat duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve për ngjarjen shokuese, Lleshaj u shpreh se policia përfqëson të gjithë shoqërinë, ndërkohë që ngriti si pyetje themelore se: Kush është denoncuesi, pasi sipas tij akoma nuk ka një të tillë.

Gazetarët: Keni thënë se nëse shihni policë që nuk sillen mirë, ajo është fytyra ime?

Lleshaj: Ftyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja dhe e të gjithë juve dhe e shoqërisë tonë. Policët na përfaqësojnë ne të gjithëve. Cili polic?! Ai është arrestuar që mbrëmë!.

Gazetarët: Është thënë që policia nuk ka pranuar denoncimin e vajzës?

Lleshaj: Kjo nuk është e vërete. Policia e shtetit po kërkon që mbrëmë denoncuesin i cili nuk gjendet. Kush është denoncuesi?!

Gazetarët: Pse mbahet i ndaluar?

Lleshaj: Duhet të përandalojmë çdo mundësi intimidimi të çdo denoncuesi potencial. Fakti që nuk kemi denoncues, është pyetja më e madhe që ne do ta sqarojmë shumë shpejt.

ARRESTIMI 
Policia e Shkodrës ka arrestuar dje një punonjës policie në Malesinë e Madhe, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 15-vjeçare.
Specialisti i policimit në komunitet në zonën Grumiere të Malësisë se Madhe, Berhan Bajrakurti u denoncua nga nëna e 15-vjeçares, e cila ka thënë se shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën dhe ka kryer akte të turpshme. Gjithashtu ai e ka telefonuar vajzën dhe ka kryer biseda erotike përmes telefonit. Në media u publikua një video, ku polici shfaqej i zhveshur duke komunikuar me videokamer me 15-vjeçaren.

About The Author

Related posts