Prill 25, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Haradinaj: “Nuk jam tregtar tokash”, Armik i Kosovës kushdo që pranon shkëmbim territoresh

Haradinaj: “Nuk jam tregtar tokash”, Armik i Kosovës kushdo që pranon shkëmbim territoresh

KMA NEWS / Haradinaj: “Nuk jam tregtar tokash”, Armik i Kosovës kushdo që pranon shkëmbim territoresh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vijon t’i qëndrojë idesë së tij kundër shkëmbimit të territoreve dhe ndryshimit të kufijve.

Në një intervistë për “Tempora” nga Sonila Meço në televizionin Ora News, Haradinaj u shpreh se territori i Kosovës nuk është mall për tregti, ndërsa shtoi se kushdo që flet për ndryshim territoresh është armik i Kosovës.

“Nuk ndërrohet territori dhe kufijtë. Vendi është njëherë i vendosur dhe nuk parashihet biseda kështu. Unë nuk jam tregtar dhe nuk përfaqësoj ndonjë mall për treg, sa metra këtej dhe as metra andej. Nuk ka kryetar qeverie që diskuton tokën e vet për shkëmbim. Është absurdi më i madh”, – tha Haradinaj.

Më tej ai është shprehur i ashpër me të gjithë ata që përqafojnë idenë e ndryshimit të kufijve, ndërsa i quajti armiq.

“Kushdo që shënon marrjen e njohjes nga Serbia me ndërrim territoresh ose me lëvizje kufijsh është armik i 17 Shkurtit dhe Kushtetutës, dhe në aktin e shpalljes së pavarësisë”, – thaksoi Haradinaj.

Pjesë nga biseda: 

Haradinaj: Nuk ndërrohet territori dhe kufijtë. Vendi është njëherë i vendosur dhe nuk parashihet biseda kështu. Unë nuk jam tregtar dhe nuk përfaqësoj ndonjë mall për treg, sa metra këtej dhe as metra andej. Nuk ka kryetar qeverie që diskuton tokën e vet për shkëmbim. Është absurdi më i madh.

Meço: Ju kur dëgjoni fjalët shkëmbim, ndarje, demarkacion kufiri, korrigjim…

Haradinaj: Janë ofendime, sulme direkte në territor. Agresion janë nga kushdo që vjen.

Meço: Ju vetë jeni interesuar se nga ka buruar kjo ide?

Haradinaj: Ka Kosova armiqtë e vet që nuk janë pajtuar as me pavarësinë, as me territorin. I ka pasur dhe do t’i ketë gjithë jetën. Ka edhe njerëz që kanë krijuar Kosovën dhe që e mbrojnë.

Meço: Ne kemi dëgjuar që këto ide të artikulohen si në serbisht si në shqip…dhe kur ju i referoheni armiqtë e Kosovës janë edhe ata që flasin shqip?

Haradinaj: Kushdo që shënon marrjen e njohjes nga Serbia me ndërrim territoresh ose me lëvizje kufijsh është armiq i 17 Shkurtit dhe Kushtetutës, dhe në aktin e shpalljes së pavarësisë.

About The Author

Related posts