Nëntor 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ish kryeministri Sali Berisha i përgjigjet Baton Haxhiut

Ish kryeministri Sali Berisha i përgjigjet Baton Haxhiut

KMA NEWS / Ish kryeministri Sali Berisha i përgjigjet Baton Haxhiut

Berisha për Baton Haxhiun: Argati in chef, Baton Stanishiq, shërbetor i serbëve

Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe analisti nga Prishtina, Baton Haxhiu vijuan me përplasjen dhe akuzat e ndërsjellta edhe mbrëmjen e djeshme referuar çështjes së kufijve të Kosovës.

Pas komenteve të Haxhiut se ish-Kryeministri Sali Berisha ka thënë në Stamboll  në vitin 2004 se “kurrë nuk do të ketë pavarësi të Kosovës pa u liruar prej Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit”, ish-Kryeministri reagoi me një postim në rrjetet sociale.

Baton Haxhiu: Hera e parë pasi është çliruar Kosova, për ndarjen ose për këtë definim territorial është biseduar në mes të tre njerëzve: Xhinxhixh, Ilir Meta, Hashim Thaçi. Në vitin 2004, këtë gjë e ka përmendur Sali Berisha në një konferencë në Stamboll. Pyeteni, i keni pasur edhe tre kosovarë atje. Po ta sqaroj fjalinë që ka thënë Berisha atje. Në Stamboll doktori ka thënë se kurrë nuk do të ketë pavarësi të Kosovës pa u liruar prej Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit. Këto janë fjali të tij. Unë akuzoj kurrkënd, as thashë pse…njerëzit kanë menduar në një moment kështu…

Gjithçka u kundërshtua nga Berisha.

Sali Berisha: Duke ndjekur “Opinion”!  Sqarim: Miq, sonte argati in chef, Baton Stanishiq deklaroi se unë paskam deklaruar në vitin 2004 së Kosova kurrë nuk bëhet e pavarur po nuk shpëtoi në Liposaviqi, Zubin Patoku dhe Zveçani. Më këtë rast informoj opinionin se: -1 Unë kam kundërshtuar që nga viti 1991 gjer sot me qindra herë ndarjen e Kosovës -2 Unë konsideroj në çdo aspekt Liposaviqin, Zubin Patokun, Zveçanin troje shqiptare pavarësisht se kush i banon aktualisht ato 3- Ndryshimi i kufijve të Kosovës është absolutisht vetëm skenar i Serbisë së Madhe dhe ky është misioni i argatëve shqipfolës albanofobë në Prishtinë dhe Tiranë Ky trillim i argatit in chef është shpifja e fundit e Beogradit!

Nga studio Haxhiu, duke dënuar gjuhën e ish-Kryeministrit, tha se nuk ka tjetër lider që të ketë të tillë gjuhë dhe të mbetet gjallë në politikë.

Baton Haxhiu: Çmenduria nuk quhet ndryshe veçse Sali Berisha. Meqenëse është kështu, unë atëherë po them se Zoti Berisha, ti familja jote, pasardhësit e tu, paraardhësit e tu, të gjithë nuk mundeni me pas vijën familjare, pa asnjë gabim, si politik, si patriotik, si atdhetar, se sa unë. Shikoje çfarë thotë, nuk ka njeri që është në politike të ketë të tillë gjuhë dhe të mbetet gjallë në politikë. Kjo është poshtërsia e gjuhës që e përdor një lider. Marre! 

Reagimi i plotë i Berishës:

 

berisha-1-1

About The Author

Related posts