Gusht 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ish-ministri Bushati kritikon relacionin e KM për Maqedoninë

Ish-ministri Bushati kritikon relacionin e KM për Maqedoninë

KMA NEWS / Ish-ministri Bushati kritikon relacionin e KM për Maqedoninë

Pas Komisionit të Ligjeve edhe Komisioni i Jashtëm miratoi protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Edhe pse kritikat nuk munguan si nga ana e shumicës ashtu edhe opozitës. Ka qenë ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili i ka tërhequr veshin qeverisë se pse në relacion nuk ka futur edhe rolin e Shqipërisë në këtë proces.

Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kritikoi relacionin e Këshillit të Ministrave për ratifikimin e protokollit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Bushati u shpreh që dokumenti ka mangësi pasi në asnjë rresht nuk evidentohet roli i Shqipërisë në këtë proces.

Edhe pse dha votën pro protokollit, opozita reagoi ashpër duke e cilësuar si mungesë serioziteti mospraninë e Ministrit të Jashtëm në prezantimin e këtij relacioni.

Ndërsa në Komisionin e Integrimit Taulant Balla i kërkoi konferencës së Kryetarëve që të fusin në seancë plenare prezantimin e raportit për integrimin nga ana e qeverisë.

Të enjten do të jetë Kuvendi i Shqipërisë ai i cili pritet të ratifikojë zyrtarisht anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

About The Author

Related posts