Nëntor 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kosova 11 vite shtet i pavarur, për herë të parë feston me Ushtrinë e saj

Kosova 11 vite shtet i pavarur, për herë të parë feston me Ushtrinë e saj

KMA NEWS / Kosova 11 vite shtet i pavarur, për herë të parë feston me Ushtrinë e saj

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës parakaluan nëpër sheshin “Nëna Terezë” deri te Sheshi “Ibrahim Rugova”.

Parakalimin e pjesëtarëve të FSK-së e përcollën qytetarë të shumtë, krerët e shtetit të Kosovës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeparlamentari i Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferri, drejtues institucionesh të vendit, deputetë, përfaqësues të misioneve diplomatike nga shtete të ndryshme, ambasadorë dhe mysafirë të tjerë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se sot kemi një ushtri profesionale, e cila është në shërbim dhe mbrojtje të shtetit më të ri në Evropë, e gatshme për të kontribuar për paqe në rajon dhe botë.

 

About The Author

Related posts