Shkurt 23, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Londër: Theresa May kërkon më shumë kohë për marrëveshjen për Brexit

Londër: Theresa May kërkon më shumë kohë për marrëveshjen për Brexit

KMA NEWS / Londër: Theresa May kërkon më shumë kohë për marrëveshjen për Brexit

Kur kan mbetur edhe një muaj e gjysë nga afati për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, qeveria i kërkoi parlamentit të dielën që t’i japë më shumë kohë kryeministres Theresa May që ta ripunojë marrëveshjen për daljen nga BE.

Sekretari i Komuniteteve, James Brokenshire tha se parlamenti do ta kishte në dispozicion planin e zonjës May për Brexit, jo më vonë se më 27 shkurt.

Premtimi është një përpjekje për të shmangur një debat të ashpër të enjten kur Parlamenti ka në program të debatojë dhe të votojë për hapat e mëpasshëm në procesin e Brexit-it. Disa ligjvënës duan të përpiqen të marrin kontrollin dhe të sigurojnë një dalje më të butë nga blloku.

Britania pritet të dalë nga Bashkimi Evropian më 29 mars, por parlamenti ka hedhur poshtë projekt-ligjin e zonjës May për shkëputjen, duke detyruar kryeministren të kërkojë ndrsyhime nga ana e BE-së.

Përpjekja e Britanisë për ndryshime të minutës së fundit, ka irrituar udhëheqësit e Bashkimit Evropian që këmbëngulin se marrëveshja e detyrueshme për tërheqje, nuk mund të ndryshohet.

Ngecja në këtë proves mbart rrezikun e një daljeje kaotike pa marrëveshje të Britanisë, që do të kishte pasoja të dhimbshme.

About The Author

Related posts