Qershor 26, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Martesa më jetëshkurtër në histori: Çifti divorcohet 3 minuta pas celebrimit

Martesa më jetëshkurtër në histori:  Çifti divorcohet 3 minuta pas celebrimit

KMA NEWS / Martesa më jetëshkurtër në histori:  Çifti divorcohet 3 minuta pas celebrimit

Martesa më e shkurtër në histori ka për protagonist një (ish)çift në Kuvajt. Sipas asaj që raporton “Il Messagero”, të sapomartuarit kanë kërkuar divorcin pas vetëm 3 minutash nga ceremonia e lidhjes së kurorës. Sapo kanë dalë nga ambjenti ku kanë nënshkruar dokumentat e martesës, gruaja ka vendosur të kthehet sërish aty për të kërkuar ndarjen.

Shkak për një vendim kaq drastik duket se ka qenë një kritikë e të shoqit. Ndoshta nga të tjerë ky episod mund të ishtë kaluar lehtë por gruaja e ka marrë shumë seriozisht këtë çeshtje. “Nëse më ofendoi vetëm 3 minuta pas martesës, imagjinon çfarë do të ndodhë në të ardhmen.”- ka thënë gruaja.

Vendimi për divorc u mor nga një gjest i vogël por deçiziv. Në momentin kur çifti nënshkroi dokumentat që bënin zyrtare martesën dhe po shkonin drejt miqëve e familjarëve për të festuar, nusja u pengua në fustanin e saj dhe bashkëshorti e quajti: “Budallaqe!”(tipike). Menjëherë ajo i ka kthyer shpinën partnerit dhe ka shkuar tek gjykatësi i cili sapo i kishte shpallur “Burrë dhe Grua”, për ti kërkuar divorcin.

About The Author

Related posts