Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Mbyllet protesta e opozitës, Basha i jep mundësi Ramës të riorganizohet kundër protestuesve

Mbyllet protesta e opozitës, Basha i jep mundësi Ramës të riorganizohet kundër protestuesve

KMA NEWS / Mbyllet protesta e opozitës, Basha i jep mundësi Ramës të riorganizohet kundër protestuesve

Eshtë mbyllur pas më shumë se katër orësh përplasjesh dhe tensionesh të forta, para godinës së Kryeministrisë, protesta e thirrur nga opozita për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Përfundimin e saj e njoftoi në shesh, kryetari demokrat Lulzim Basha, ndërsa deklaroi se “kjo revoltë do të vijojë deri në përmbysjen e këtij sistemi të kalbur”. Ditën e enjte mbështetësit e opozitës janë thirrur në një tjetër protestë.

Kreu i PD-së Lulzim Basha mbyll protestën, pas falenderimeve për pjesëmarrësit ai ka njoftuar se tubimi do të vijojë të enjten e javës së ardhshme.

Që në fillim, manifestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe janë grumbulluar të shumtë në hyrje të saj. Ndërsa është tentuar të hapin dyer e hyrjes kryesore, ata janë sprapsur ndërsa nga brenda forcat e sigurisë kanë përdorur pompat e ujit apo dhe gaz lotsjellës. Kjo është skenë që po përsëritet pa ndërprejrej, me manifestuesit që afrohen dhe godasin portën hyrëse të godinës, dhe forcat e sigurisë që lëshojnë gazlotsjellës. Disa nga manifestuesit janë ndjerë keq nga gazi dhe në ndihmë të tyre kanë ardhur ambulancat.

Kryetari demokrat Lulzim Basha akuzoi policinë se ajo me qëllim ka hapur radhët e punonjësve të saj që gjendeshin përballë godinës “sepse kanë një skenar për të nxitur dhe për të stimuluar dhunë. Ka nisur para katër ditësh me deklarata të papërgjegjshme të Policisë, ka vazhduar gjithë mbrëmjen e djeshme, ditën e sotme, gjatë kohës që kanë qarkulluar protestuesit. Dhe tani ndërkohë që protesta filloi plotësisht në mënyrë paqësore dhe s’kam asgjë me efektivët, se efektivët kanë marrë lule nga ne në fillim të protestës. Ndërkohë me presionin më të vogël të turmës, që natyrisht që janë të irrituar sepse janë banorë të Unazës së Re, kanë shkuar për t’u prishur shtëpitë për t’u vjedhur 18 milionë euro, papritur shohim që hapet kordoni policor. Kjo do të thotë që ka një plan për të nxitur dhunë. Ka një plan për të nxitur dhunën që t’i drejtojë gishtin e akuzës opozitës dhe kjo është e papranueshme”, është shprehur zoti Basha.

Presidenti Ilir Meta, reagoi duke bërë “thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës. Qytetarët duhet të protestojnë të lirë dhe duhet të respektohen institucionet”.

Edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kërkoi nga “të gjithë drejtuesit politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm”.

Në një reagim të saj ambasada e Shteteve të Bashkuara “dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive”, thekson deklarata e ambasadës amerikane.

Në të njejtën linjë dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe ambasadat e shteteve anëtare në Tiranë bënë “thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje të menjëhershme. E drejta e qytetarëve për të shprehur veten përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe përçarje të mëtejshme”. Ndërsa Prania e OSBE-së thekson se “përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme”.

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë përpara godinës së qeverisë. Kryetari demokrat Lulzim Basha deklaroi se “janë qytetarët ata që do të vendosin se si do të vijojë protesta”.

‘Ne zotohemi sot se kjo kryengritje do të vazhdojë deri në përmbysjen totale të këtij sistemi të kalbur. Takohemi të enjten në orën 10 në protestën e rradhës.

 

 

About The Author

Related posts