Dhjetor 05, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ndahet nga jeta intelektuali i njohur, shkrimtari dhe skenaristi Kiço Blushi

Ndahet nga jeta intelektuali i njohur, shkrimtari dhe skenaristi Kiço Blushi

KMA NEWS / Ndahet nga jeta intelektuali i njohur, shkrimtari dhe skenaristi Kiço Blushi

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e kësaj të premteje, në moshën 75-vjeçare Kiço Blushi, gazetar, shkrimtar dhe skenarist i njohur.

Kiço Blushi lindi në qytetin e Korçës në 23 gusht të vitit 1943. Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Kiço Blushi ka shkruar 14 skenarë filmash artistikë dhe dy skenarë filmash dokumentarë dhe vizatimorë. Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” në vitin 1975 si bashkëautor.

Me skenarin e filmit “Beni ecën vetë” në vitin 1975 u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III-të.

Nga viti 1991 deri në vitin 2006 ka qënë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Partinë Socialiste. Me dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, u largua nga politika aktive.

Ai ka qenë drejtor i përgjithshëm i mediave “Koha Jone” për përiudhën 2001-2003.

Mbahet mend si një intelektual i pa kompromis me të keqen dhe politikën e mbrapshtë shqiptare.

Ceremonia e varrimit zhvillohet nesër në ora 14.00 (e shtunë), nisja bëhet nga shtëpia e tij pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Nesër (9 shkurt) në ora 14:00 zhvillohet ceremonia e përcjelljes në banesën e fundit të të ndjerit KIÇO BLUSHI në varrezat e Sharrës. Nisja nga banesa pranë ish-Hotel Arbana (aktualisht Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit).
Pritja mbas varrimit tek restorant Piazza, mbas Muzeut Kombëtar!
Familja pret vizita tek restorant Piazza në 11:00-13:00 dhe 17:00-20:00 nga data 10 shkurt deri në 17 shkurt!

About The Author

Related posts