Nëntor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Nis përplasja me policinë në Bulevard, manifestuesit futen në kryeministri

Nis përplasja me policinë në Bulevard, manifestuesit futen në kryeministri

KMA NEWS / Nis përplasja me policinë në Bulevard, manifestuesit futen në kryeministri

Nis përplasja mes policisë dhe qytetarëve protestues para kryeministrisë. Hidhen tymuese. Thyhet kordoni i policisë nga qytetarët.

Protestuesit bëhen agresivë që në nisje të protestës duke kërkuar të futen me dhunë në kryeministri. Kryeministria është mbuluar nga një tym i bardhë që vjen prej lëndëve plasëse të hedhura nga protestuesit.

Pas përplasjes mes protestuesve dhe policisë përpara kryeministrisë, vjen dhe reagimi i gardës. Ata i kanë hedhur ujë dhe gaz lotsjellës qytetarëve për t’i larguar prej aty.

Dy qytetarë janë rrëzuar dhe i kanë rënë të fikët për shkak të efekteve të gazit lotësjellës.

Protestuesit kanë thyer xhamat e dyerve kryesore dhe të dritareve të kryeministrisë.

About The Author

Related posts