Shkurt 23, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Pas 16 Shkurtit, Majko mund të jetë kryeministri tranzitor

Pas 16 Shkurtit, Majko mund të jetë kryeministri tranzitor

KMA NEWS / Pas 16 Shkurtit, Majko mund të jetë kryeministri tranzitor

Zbulohen disa detaje të protestës së opozitës që do të mbahet më 16 shkurt.

Deputeti i LSI Endrit Braimllari deklaron se masa e protestueseve do qëndrojë pa limit në Bulevardin ‘’Dëshmorët e Kombit’’.

Madje sipas tij, do mbajë të rrethuar kryeministrinë deri në largimin e Edi Ramës nga detyra e kryeministrit.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku bashkë me përfaqësues të PD, Braimllari tha se janë marrë masa që një pjesë e madhe e protestueseve të mos largohen pas fjalimeve por të qëndrojnë te kryeministria për shumë ditë deri sa kryeministri të largohet nga detyra.

“Vetëm një qeveri tranzitore me një kryeministër tjetër do të jetë kushti që protesta të përfundojë. Nuk bëhet fjalë të ikë Rama dhe të vijë Basha, por të garantohet një proces zgjedhor i drejtë. 

Në këtë mënyrë një person brenda PS por pa cilësitë e Ramës që ne besojmë, përshembull është Pandeli Majko, i cili mund të garantojë zgjedhje brenda standarteve”, tha Braimllari.qafoku protestapandeli-majko3

About The Author

Related posts