Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Përplasja e deputetëve me policët: “I gjetëm duke u zhgërryer si derra në uiski dhe vodka” (video)

Përplasja e deputetëve me policët: “I gjetëm duke u zhgërryer si derra në uiski dhe vodka” (video)

KMA NEWS / Përplasja e deputetëve me policët: “I gjetëm duke u zhgërryer si derra në uiski dhe vodka”

Pas protestës së Opozitës të zhvilluar para Kryeministrisë, e cila zgjati rreth 5 orë, Policia ka filluar kontrollet në të gjithë Tiranën për identifikimin dhe ndalimin e personave që kanë kryer veprime të dhunshme ndaj godinës së Kryeministrisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar të paktën 25 persona si dhe ish-drejtori i Policisë Bashkiake Florens Hoxha.

Kjo ka bërë që pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve të Degëve, disa deputetë të Partisë demokratike të shkojnë tek Drejtoria e Policisë. Mësohet se në drejtorinë e Policisë kanë mbërritur deputetët: Enkeled Alibeaj, Klevis Balliu, Flamur Noka, Gent Strazimiri dhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore, juristi Ivi Kaso.

Ndërkohë pak minuta më parë, deputetët e Partisë Demokratike të cilët po presin të marrin informacion në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, janë përplasur fizikisht me policinë dhe gjuhë të agravuar të debatit.

Pas përplasjes ka reaguar edhe deputeti demokrat Flamur Noka, i cili ka treguar edhe arsyet e përplasjes:

“Jeni dëshmitarë sesi u sollën e gjithë kupola e policisë duke lënë për rreth një orë deputetët e opozitës jashtë. Menduam se kishin punë, por kur u ngjitëm sipër pamë kupolën e Drejtorisë si një tufë derrash të zhgërryer, me Whisky, Vodka e RedBull, e ne na lanë duke prituar pa dhënë asnjë sqarim. Ata po festonin. Policia që duhet të ishte në shërbim të qytetarëve ishte duke u zhgërryer në Whisky”, – tha Noka.

About The Author

Related posts