Nëntor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

”Policia nuk po i bindet Lleshajt po i bashkohet protestës”, paralajmëron deputeti

”Policia nuk po i bindet Lleshajt po i bashkohet protestës”, paralajmëron deputeti

KMA NEWS / ”Policia nuk po i bindet Lleshajt po i bashkohet protestës”, paralajmëron deputeti

Deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se protestës së sotme të opozitës po i bashkohet dhe Policia, që sipas tij nuk po i bindet urdhërave të Lleshajt dhe Ramës. Sipas Salianjit vetë policët po inkurajojnë qytetarët që të reagojnë edhe për ta, dhe për shkeljen e dinjitetit të tyre.

Reagimi i Salianjit:

E pangjarë, protestes më masive qytetare po i bashkohet edhe policia! Policia po bashkohet me qytetarët!

Thirrjeve politikë të Ministrit dhe KM policia po i përgjigjet me mosveprim dhe me ndihmê ndaj protestuesve! Ende pa filluar, protesta i dha efektet e para!

Policët që janë nxjerrë në rrugë për të kontrolluar protestuesit po inkurajojnë protestuesit të reagojnë edhe për ta, vetë efektivet duan ti bashkohen protestës së qytetarëve!

Ndërkohë që drejtuesit politike te Ministrisë së Brendshme kanë zgjedhur ti shërbejnë verbërisht krimit dhe padronëve policët e thjeshtë kanë zgjedhur anen e qutetareve, sepse njesoj si qytetarët e tjerë efektivët paguhen keq dhe trajtohen edhe me keq duke qënë mes zjarrit të krimit dhe tradhëtisë së eprorëve politike! Sot në 11, të gjithë në Bulevard, eja edhe ti, në këmbë për Shqipërinë 

About The Author

Related posts