Gusht 20, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Prof. Elmaz Sherifi: Më mirë ik faqe bardhë se sa faqezi!

Prof. Elmaz Sherifi: Më mirë ik faqe bardhë se sa faqezi!

KMA NEWS / Më mirë ik faqe bardhë se sa faqezi!”Tregojne” !

Përmes një anekdode profesor Elmaz Sherifi, ish ministër dhe deputet i PS, përshkruan mrekullisht situatën aktuale politike dhe të diktatorëve të ri të tri dekadave të fundit, ku në mënyrë saterike u bënë thirrje politikanëve të sotëm që po mbajnë peng Shqipërinë dhe qytetarët e tyre që të largohen sa nuk është vonë, pasi e kanë mbushur kupën dhe sa doqë populli ti fal përfundimisht do kenë një fund të zi të tëmerrshëm.

Lexoni sa bukur e shpreh profesori mendimin e tij:

Nga prof. Elmaz Sherifi

elmaz sherifiSe nje i pangopur me pushtet, donte te jetonte edhe shume vjet. Prandaj shefit i lutej te vazhdonte te drejtonte deri sa te mbushte 75 vjec. Pasi doli ne pension “krijuesi” e takoi dhe i komunikoi se pas 10 vjetesh duhej te nisej per ne boten tjeter. Do vij vete kur te mbushesh 85 te ta komunikoje diten, oren dhe vendin ku do prehesh pergjithmon i tha “krijuesi”. I pangopuri sa mbushi 84 iku ne nje qytet tjeter qe te mos e gjente”krijuesi”. Kur mbushi 85 u cudit qe u takua me ate qe i fshihej dhe ju lut ti shtonte edhe 5 vjet. Ok, por mos u largo perseri e keshilloi”krijuesi”. Sa plotesoi 89 e 11 muaj i pangopuri iku ne tjeter qytet. Diten kur mbushi rrumbullak 90 e lyeu fytyren me boje te zeze qe te mos njihej dhe po fliste me vete e lutej te mos e gjente”krijuesi”. Po renkonte nga mosha e ankthi duke ngjitur maloren te “Sokaku i te Marreve”, kur dikush e preku te supi e i tha, se se mbajte premtimin, megjithese te plotesova disa here deshiren. I pangopuri gjeti force dhe iu hakerrye se po e besdiste, duke e ngaterruar me dike tjeter. A nuk e shikon se nuk jam ai qe kerkoni ? Se shikoni zoteri si e kam fytyren-e kercenoi. E shoh e shoh, por do ishte mire te ikje faqebardhe. Tani po shkon ne ate bote faqezi ! Ik tani se e humbe shansin qe te dhashe ja ktheu “krijuesi” !

About The Author

Related posts