Nëntor 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Rama shuan kureshtjen: Më 16 shkurt do të jemë në Vlorë

Rama shuan kureshtjen: Më 16 shkurt do të jemë në Vlorë

KMA NEWS / Rama shuan kureshtjen: Më 16 shkurt do të jemë në Vlorë

Kryeministri Edi Rama, mbërmjen e sotme ka sulmuar opozitën, ndërsa e quajti si më të dobtën ndër vite, që sipas tij ka një krizë të theksuar lidershipi.

Duke u ndalur tek protesta e 16 shkurtit, Rama tregoi nëse do të jetë apo jo në zyrë atë ditë.

“Në shtator të 98 ne kemi qenë aty kur kanë ardhur dhe kanë sulmuar Kryeministrinë dhe ne jemi larguar. Sot unë jam kryeministër, dhe nuk e shoh si një kullë apo një kala dhe që unë do rri brenda ta mbroj.

Të shtunën përgjithësisht nuk qëndroj në Zyrë, por jam jashtë. Këtë të shtunë do të jemë në Vlorë. Historia që thotë rri aty se do të vijmë, është një histori e një mesjete legjendare. Pra kemi një opozitë që e konsideron Kryeministrinë si një Kala, dhe veten si një bashkësi që duhet të sulet të marrë kalanë dhe i thotë Kryeministrit rri aty po të jesh burrë.

Por unë nuk kam këto kritere për trimërinë dhe frikën. Nuk matet trimëria me përballimin e stuhive dhe fërtunave të përplasjes së njeriut me njeriun”, – tha Rama.

I pyetur nëse do të ketë një skenar Maqedonas në Shqipëri, ai tha:

“Po është thënë. Por është thjeshtë një ëndërr.

Ditën e shtunë nuk proteston Shqipëria. Ditën e shtunë proteston kasta që përfaqëson një pakicë dhe ka të gjithë të drejtën të protestojë, por nuk ka asnjë të drejtë të bëjë më shumë sesa atë që i ka dhënë populli shqiptarë. Të bëjë opozitë, gjë të cilën nuk po e bën”, – tha Rama.

About The Author

Related posts