Maj 24, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Seanca ndaj mësuesit që abuzoi seksualisht me të miturën, flet babai: Është e traumatizuar, merr ilaçe (VIDEO)

Seanca ndaj mësuesit që abuzoi seksualisht me të miturën, flet babai: Është e traumatizuar, merr ilaçe (VIDEO)

KMA NEWS / Seanca ndaj mësuesit që abuzoi seksualisht me të miturën, flet babai: Është e traumatizuar, merr ilaçe

Sot është mbajtur seanca e radhës ndaj mësuesit Myzo Dida, 63-vjeç i cili ka abuzuar seksualisht me një vajzë të klasës së pestë në një shkollë të Tepelenës.

Për ngjarjen foli edhe babai i vajzës i cili tha se ka marrë ilaçe për të bijën për shkak të stresit që ka. Ai tha gjithashtu se asaj i janë bërë edhe vizita të vazhdueshme sepse minorenja nuk e përballon dot stresin pa marrjen e ilaçeve.

“I kemi bërë vizita. Nëse nuk i marrim ilaçet ajo është e pavetëdijshme. E kam çuar tek kunata në një tjetër fshat për të bërë mësim”, tha babai i vajzës.

Avokati i minorenës Idajet Beqiri deklaroi përpara mediave se Prokurori e ka dërguar çështjen në gjyq për vepra të turpshme  sepse ka konkluduar në bazë provave të siguruara se i pandehuri Myzo Dida e ka kryer veprën penale, vepër e cila sipas tij  parashikon dënimin nga tre vjet deri në 7 vjet burg.

“Prokurori e ka dërguar çështjen në gjyq për vepra të turpshme  sepse ka konkluduar në bazë provave të siguruara se i pandehuri Myzo Dida e ka kryer veprën penale, vepër e cila parashikon dënimin nga tre vjet deri në 7 vjet burg.  Ne parashtruam se nuk është vetëm kjo vepra që ka kryer ky mësues por ka shpërdoruar edhe detyrën sepse e ka bërë këtë gjë gjatë kohës që ishte në krye të detyrës”, – tha Beqiri.

Sipas tij, edhe me ndërhyrjen e Prokurorisë së Përgjithshme beson se gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur dhe do të merret ndaj tij një vendim imerituar.

About The Author

Related posts