Korrik 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Vjedhja e armëve në Pashaliman, Xhaçka kërkon kokën e Gjeneralit!

Vjedhja e armëve në Pashaliman, Xhaçka kërkon kokën e Gjeneralit!

KMA NEWS / Vjedhja e armëve në Pashaliman, Xhaçka i kërkon Metës shkarkimin e Gjeneralit!

Ka përfunduar hetimet nga Forcat e Armatosura sa i përket vjedhjes së armëve në Pashaliman në datën 11 Janar 2019. Shtabi i Forcave të Armatosura dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka kanë kërkuar shkarkimin e 15 ushtarakëve, mes tyre dhe gjeneralit Ymer Dogjani komandant i Forcave Detare.

“Në bazë të hetimeve të kryera, përgjegjësia për masat e sigurisë në bazën detare, i ngarkohet komandantit të Forcës Detare Ylber Dogjani, komandantit të bazës dhe të gjithë linjës së komandimit.

Ministrja e Mbrojtjes me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm shkarkoi nga detyra 15 ushtarakë përgjegjës në drejtim-komandimin dhe cështjet e sigurisë e ruajtjes në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit.

Ministrja e Mbrojtjes nisur nga rezultatet e hetimit administrativ i ka propozuar gjithashtu Presidentit të Republikës, shkarkimin e komandantit të Forcës Detare, Gjeneralmajor, Ylber Dogjani”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

About The Author

Related posts