Prill 26, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Vlorë: Atentat me armë 2 të vrarë dhe një i plagosur

Vlorë: Atentat me armë 2 të vrarë dhe një i plagosur

KMA NEWS / Vlorë: Atentat me armë 2 të vrarë dhe një i plagosur

Një atentat mafioz që ka ndodhur në mesditë në zonën e “Ujit të Ftohtë” ka tronditur qytetin e Vlorë, pasi janë shkaktuar dy viktima dhe një person i tretë ka mbetur i plagosur.

Policia ka rrethuar zonën, ndërsa trupat e dy të rinjve të vrarë janë ende në vendngjarje. Ata janë identifikuar si shtetasit Aurest Rexho dhe Arjan Hasani, ndërsa i plagosur ka mbetur Armando Sulejmani.

I plagosuri ka marrë dy plumba, një në krah dhe një në këmbë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, dyshohet se atentatorët i kanë zënë pritë të rinjve në rrugën hyrëse për në Vlorë dhe nga një automjet kanë zbrazur mbi makinën e viktimave një karikator kallashnikovi.

Shumë shpejt, policia ka rënë në gjurmët e automjetit të autorëve të dyshuar, që është gjetur duke u djegur në fshatin Babicë të Vlorës, në përpjekje për të humbur gjurmët.

About The Author

Related posts