Dhjetor 08, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Agron Duka kandidati më i votuar individualisht kandidat kryesor për Bashkinë e Durrësit

Agron Duka kandidati më i votuar individualisht kandidat kryesor për Bashkinë e Durrësit

KMA NEWS / Agron Duka politikani më i votuar individualisht kandidat kryesor për Bashkinë e Durrësit

Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientalste, është shprehur se është i gatshëm të kandidoi për kyrebashkiak në Bashkinë e Durrësit.

Edhe pse vendimi nuk është plotësisht në dorën e tij, në programin ‘Java’ , Duka këmbnguli për  kandidimin e tij dhe ‘vetësakrifikimin’ për të larguar pushtetin e lidhur me krimin.

“Me thënë të drejtën unë jam i lindur dhe i rritur në atë zonë. 

Jam nga Shijaku, banoj aty dhe më dhimbset kur e shikoj Durrësin ashtu, pushteti i lidhur me krimin duhet të largohet nga Durrësi. 

Nëse do kandidojë apo jo, kjo varet edhe nga elementë të tjerë. 

Nëse gjykohet që kjo do ketë efekte pozitive, natyrisht unë mund të sakrifikohem”

Agron Duka është një politikan që votat në eloktoratin e tij i ka marrë gjithmonë si Agron pa marrë asnjë votë në emër të partisë dhe liderit siç ndodhë rëndomët në Shqipëri dhe për këtë ka dhënë prova të pakontestueshme.

Ndërkohë që dje gjatë prezencës së kryeministrit Edi Rama, në kuadër të Bashkisë që duam, në Durrës, rikandidimi i kryebashkiakut aktual, Dako, nuk është konfirmuar.

About The Author

Related posts