Korrik 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ambasada e SHBA: “Reforma në drejtësi, s’do ndalojë! Po punojmë për “ëndrrën shqiptare”

Ambasada e SHBA: “Reforma në drejtësi, s’do ndalojë! Po punojmë për “ëndrrën shqiptare”

KMA NEWS / Ambasada e SHBA: “Reforma në drejtësi, s’do ndalojë! Po punojmë për “ëndrrën shqiptare”

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka forcuar sot mbështetjen për Shqipërinë dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi. Zv.shefi i misionit të SHBA në Tiranë, Dan Koski tha se qytetarët shqiptarë duhet të jenë të qetë pasi çdo gjë po ecën sipas planit.

“Në Shtetet e Bashkuara, ne kemi “Ëndrrën Amerikane”- idealin me të cilin mundësia dhe prosperiteti janë të disponueshme për të gjithë. Këtu, me ju, po ndërtojmë perspektivën e një “ëndrre shqiptare” për gjeneratat aktuale dhe të ardhshme të shqiptarëve. Ka shumë punë për të bërë për të krijuar një klimë biznesi që të jetë më mirëpritëse për investitorët. Korrupsioni pengon çdo nivel qeverisjeje. Krimi i organizuar dëmton aktivitetin e biznesit. Dhe një gjyqësor i kompromentuar i largon investitorët. Shqipëria ka bërë një përparim domethënës, por rruga për të ndërtuar “ëndrrën shqiptare” është ende e gjatë.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të ndërtuar atë ëndërr. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë për të goditur rrjetin e korrupsionit dhe për të çmontuar rrjetet e krimit të organizuar. Së bashku, ne kemi bërë progres që tashmë mund të nxjerrim në pah. Është përparim që do ta bëjë Shqipërinë një vend të sigurt për investitorët. Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur dhe sipas planit. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurt për këtë gjë – reforma në drejtësi nuk do të ndalojë. SHBA janë krenare për ndihmën që po u jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që Kushtetuta parashikon”. tha diplomati amerikan

About The Author

Related posts