Maj 27, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ekskluzive/ Ja agjenti i inflitruar në protestën e Opozitës, policia e detyron të tregoj të vërtetën (FOTO+VIDEO)

Ekskluzive/ Ja agjenti i inflitruar në protestën e Opozitës, policia e detyron të tregoj të vërtetën (FOTO+VIDEO)

KMA NEWS / Ekskluzive/ Ja agjenti i inflitruar në protestën e Opozitës, policia e detyron të tregoj të vërtetën

Opozita zhvilloi ditën e sotme një tjetër protestë para Kuvendit të Shqipërisë, (Lexo këtu) ndërsa ky i fundit ishte i rrethuar me qindra policë, gardh metalik e kamera me rezolucion të lartë. (Lexo këtu)

Ndryshe nga protesta paraardhëse, në këtë të sotmen nuk pati konfrontim fizik mes policisë e protestuesve, e për rrjedhojë as edhe përdorim të gazit lotsjellës. Veç djegies së dy gomave dhe gjuajtjes së disa shashkave drejt policisë, nuk pati të tjera incidente mes dy palëve.

Por ndërsa Opozita u zhvendos së bashku me protestuesit drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku Sekretarët e Përgjithshëm të PD-së dhe LSI-së, firmosën në emër të partive për mospranimin e mandateve të deputetit, kamera e Dosja.al fiksoi një incident mes një efektivi policie dhe një personi, i cili mbante mbi supe flamurin amerikan, kishte kapuç në kokë dhe garza me mbishkrimin “Rama ik”. Personi në fjalë pretendoi se ishte Agjent Sigurimi, por efektivi nuk e lejoi deri sa ai i tregoi një dokument me stemën e Republikës së Shqipërisë, siç mund ta shihni në fotot e shkrepura si dhe në video.

Gjatë kësaj kohe, agjenti bëri një foto të tijën dhe të efektivit të policisë, si për presion se përse e ndaloi.

Pas kësaj, efektivi i kërkon edhe kartën e identitetit për të vërtetuar nëse është i njëjti person apo jo, e pasi gjithçka rezultoi e rregullt, e lejoi që të kalonte kordonin e policisë, agjentin e maskuar si protestues.

Këto infiltrime të këtyre personave si protestues, janë denoncuar edhe nga Opozita, e cila pretendon se janë nxitës të dhunës në protestat e tyre. (Lexo këtu)

Para disa ditësh, kryetari i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, akuzoi një efektiv polici të veshur civil me xhup të kuq, për nxitje të dhunës në protestë dhe orientim të protestuesve drejt dyerve të Kryeministrisë./(Dosja.al)

Shikoni videon:

About The Author

Related posts