Shtator 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Fitore spektakolare e Florian Markut në Londër: Mposhti në raundin e dytë Godor me knock out

Fitore spektakolare e Florian Markut në Londër: Mposhti në raundin e dytë Godor me knock out

KMA NEWS / Fitore spektakolare e Florian Markut në Londër: Mposhti në raundin e dytë Godor me knock out

Bokstieri shqiptar Florian Marku ka arritur një fitore të shkëlqyer në duelin me sllovakun Ivan Godor në ndeshjen e boksit profesionist të zhvilluar të shtunën në Londër.

Mes një entuziazmit të papërshkruar nga publiku shqiptarë që kishin mbushur plot e përplot pallatin e sportit të Boksit në Londër, bile një numër i madh tifozëve për arsye vendesh e ndoqën ndeshjen në këmbë, mbrapa karrigeve të llozhave, shumica e të cilëve kishin ardhur nga vise të ndryshme të Britanisë së Madhe dhe shteteve të tjera, si Italia, Gjermania, Franca, Belgjika etj. Florian Marku ka zhvilluar një ndeshje spektakolare duke u dhuruar sportdashësve dhe fansave të tij, një ndeshje me të vërtetë mjaftë të bukur, duke e mposhtur kundërshtarin që në raundin e dytë.VANI6532

Marku që në fillim të raundit të parë e ka nisur ndeshjen me presing, duke sulmuar vazhdimisht, ku ka derdhur një seri grushtash mbi kundërshtarin të cilin fati e ka ndihmuar që mos të dorzohej që në raundin e parë. U mendua se në raundin e dytë kundërshtari pas një pushimi të shkurtër do ta mblidhte veten, por edhe raundi i dytë ka nisur si i pari për Markun dhe ka qenë i papërballueshëm për kundërshtarin, ku në mes të ktij raundi talenti shqiptar ka arritur që ta hedh në nokauton sllovakun Ivan Godor. Kjo fitore ka një rëndësi të veçantë për Florian Markun, spse ka thyer një bokstier që prej 4 viteve rrjesht nuk njihte asnjë humbje.VANI6552

Kjo ka qenë ndeshja e dytë për Markun e zhvilluar në Londër, si dhe fitorja e dytë radhasi për të. Më 27 Prill të këtij viti Marku do të zhvilloj një tjetër ndeshje më të vështirë në Britani, për të cilën shprehet optimist se do ta fitojë.

Siç dihet Florian Marku ka ndryshuar versionin e tij të parë, ku ishte edhe një kampion i pamposhtur në Kick Box, por që tani i është kthyer boksit profesionist, nga ku të dy ndeshjet e para të zhvilluar në këtë version ka arritur ti fitoj me sukses.

Marku në një prononcim për Televizionin shqiptar Fax News thotë se, “fitoren ja kushtoj familjes time, vllait dhe këtij vogëlushit të vogël, nipit tim, që ka ardhur të më mbështes sonte në ndeshje, si dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë”.VANI6699

Ndërsa flet për ndryshimin e versionit nga Kick Box (MMA), ai thotë se ka pas një ndërhyrje kirurgjikale në dorën e majt çka e pengonte disi në ushtrimin e Kick-Box, por që nuk i dihet në një të ardhme tha se mund ti rikthehet sërisht, por tani për tani ai do ti përkushtohem boksit profesionist, ku edhe synon të të marrë një titull Europian dhe Kampion Bote.

Fotot nga Photoreporteri i KMA News
Jon Beta

 

About The Author

Related posts