Gusht 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Futbolli shqiptar në zi: Ndahet nga jeta legjenda Ali Mema

Futbolli shqiptar në zi: Ndahet nga jeta legjenda Ali Mema

KMA NEWS / Futbolli shqiptar në zi: Ndahet nga jeta legjenda Ali Mema

Sot, pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares, një prej figurave më të spikatura të futbollit shqiptar, Ali Mema.

Ali Mema do të mbetet në memorien e sportdashësve shqiptar si një nga mesfushorët më të shkëlqyer të brezit të Tiranës së viteve 60-70, teknik dhe shumë virtuoz, duke u cilësuar si një nga më të mëdhenjtë e brezit të tij. Të shkëlqyera kanë qenë dhe paraqitjet e tij me ekipin kombëtar ku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Për shumë vite me rradhë Mema ju dedikua trajningut duke qënë në krahun e ish trajnerit të Tiranës Enver Shehu.

“Të dashur miq të familjes së madhe të futbollit, me hidhërim kam mësuar lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Ali Memës, një ish-mesfushor i shkëlqyer i Tiranës dhe ekipit kombëtar, drejtues futbolli dhe mik i mirë. Në këtë moment hidhërimi për futbollin shqiptar dua ti shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. Ai ishte një ikonë e futbollit shqiptar dhe një nga më të ndriturit e familjes simbol të futbollit të Tiranës, dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë nga komuniteti futbollit”, ka deklaruar Presidenti i FSHF-së Armand Duka, sapo ka mësuar lajmin e dhimbshëm.

Homazhet në nderim të Ali Memës do të zhvillohen nesër, datë 27 mars 2019, nga ora 10:00-12:00 në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, bënë me dije Federat Shqiptare e Futbullit.


 

About The Author

Related posts