Maj 24, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Gafat e ministrit Cakaj nuk kanë të sosur, quan Shqipërinë komunitet

Gafat e ministrit Cakaj nuk kanë të sosur, quan Shqipërinë komunitet

KMA NEWS / Gafat e ministrit Cakaj nuk kanë të sosur, quan Shqipërinë komunitet

Ministri i Jashtëm me kompetenca te deleguara, Gent Cakaj priti në një takim homologun çek, Tomas Petricek, të cilin e siguroi se Shqipëria do të vijojë me reformat duke mbetur shpresëplotë se do të ketë një përgjigje pozitive për progresin e vendit në qershor.

Megjithatë, në konferencën për shtyp në ambientet e ministrisë, Cakaj bëri një gafë, duke e quajtur Shqipërinë komunitet dhe jo komb.

Fokusi i këtij takimi ishin marrëshëniet dypalëshe , bashkëpunimi ekonomik si dhe integrimi në Bashkimin Europian.

E teksa po mbante fjalën në një moment ministri Cakaj ka bërë një gafë, duke e quajtur Shqipërinë komunitet dhe jo komb.

“Pa asnjë dilemë, pavarësisht dilemave momentale dhe mëdyshjeve të kohë pas kohshme, ne mbesim komuniteti më proevropian në rajon dhe do të vazhdojmë të mbesim të tillë…”.

Sipas fjalorit etimologjik, komunitet zakonisht konsiderohet si një njësi sociale (një grup njerëzish), që kanë diçka të përbashkët, të tilla si normat, vlerat, identitetin. Marrëdhënie të qëndrueshme që shtrihen përtej lidhjeve të menjëhershëm gjenealogjike të përcaktojë një ndjenjë të komunitetit ndersa kombiështë një komunitet njërzor i karakterizuar nga koshienca e identitetit të tij historik ose kulturor, dhe shpesh prej unitetit të gjuhës dhe të fesë.

Gafa e Cakajt mund te lidhet me mungesën e njohurive të tij për termat në gjuhën shqipe ose nuk është i aftë të dallojë nocionet komunitet dhe komb, edhe pse është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si njeriu më i lexuar që ka takuar përgjatë gjithë jetës së tij.

Kujtojmë që nuk është hera e parë që ministri Cakaj bënë gafa pasi hera e fundit ishte ajo në Samitin e Dytë të Diasporës, ku ngatërroi vargjet e Naim Frashërit (lexo ketu).

About The Author

Related posts