Shtator 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Hapet gara për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Hapet gara për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

KMA NEWS / Hapet gara për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

KLP miraton rregulloren për kriteret dhe procedurën e zgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Me vendimin unanim të KLP-së është shpallur hapja e garës për plotësimin e pozicionit të Prokurorit të Përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë.

Sipas KLP-së, vetë rregullorja parashikon 4 kriteret kryesore për vlerësimin e kandidatëve.

Për Prokurorin e Përgjithshëm janë vendosur: kriteri profesional, kriteri moral dhe i integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues si dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencesore).

Por, pavarësisht se KLP-ja ka shpallur të hapur garën për Prokuror të Përgjithshëm, deklarohet se nuk fillon shyrtimi i kandidaturave pa u botuar rregullorja, në Fletoren Zyrtare.

Për postin e kryeprokurorit kanë shprehur më parë interes disa prokurorë, madje dhe kryeprokurorja aktuale e përkohshme Arta Marku. Ndërkohë përveç kandidimit të Arta Markut, prokurorë e tjerë që pritet të garojnë për këtë post janë Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca.

Po ashtu, KLP ka miratuar dhe kriteret e rregulloren për përzgjedhjen e  prokurorët e SPAK. Rregullorja  përcakton se nevojiten deri në 6 javë për shqyrtimin e dosjeve të kandidatëve.

Sipas rregullores për SPAK,  2 javë nga mbarimi i afatit të shyrtimit të dosjeve do të zhvillohet intervista me kandidatët e kualifikuar. Misionet e asistencës ndërkombëtare do të monitorojnë procesin e intervistimit të kandidatëve për SPAK.

Ndërkohë sot në rendin e ditës KLP ka kaluar edhe miratuar me shumicë votash listën e magjistrateve për prokuror udhëheqës për praktikën profesionale të kandidatëve për magjstratë të Shkollës së Magjistraturës. Si dhe janë miratuar dy kërkesa. Ajo e prokurores Pranvera Pustina për angazhim në mësimdhënie jo më shumë se 2 orë në javë, si veprimtari jashtë funksionit si magjistrate. Së dyti është miratuar dhe kërkesa e prokurorit Maksim Sota i cili kërkon shkëputje nga detyra për arsye shendetesore pa drejte page deri ne fund te vitit.

About The Author

Related posts