Nëntor 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kompania vrimë e zezë në tatim – taksat shqiptare

Kompania vrimë e zezë në tatim – taksat shqiptare

KMA NEWS / Abissnet, dhe jo vetëm, kompania vrimë e zezë në tatim taksat shqiptare

Nga Genta Kaloçi

genta kaKompania e shërbimeve telekomunikacioneve nën emrin e Koqedhimës, një biznes që funksionon në mënyrë informale në lidhje me çmimet, ofertat dhe shërbimet ndaj qytetarit klient që të lë të nënkuptosh se edhe me detyrimet ndaj shtetit ka parregullsi.
Të gjitha kompanitë e shërbimeve të internetit kanë një konkurencë jo të shëndetshme në tregun shqiptar. Sipas teorisë ekonomike financiare atje ku zotërojnë ligjet ekonomike të tregut të lirë rritet konkurenca tregtare, që do duhet (jo detyrimisht) rritet cilësia e shërbimeve dhe produktit. Megjithatë nga teoria në praktikë është një rrugë e gjatë dhe njësia matëse njeriu i ndryshon këto indekse sipas lakmisë, babëzisë, papërgjegjshmërisë ndaj vetes dhe shoqërisë. Një realitet i tillë do të ishte normalitet në një shoqëri të vetëdijshme, të ndërgjegjshme dhe jo në një shtet si albanistani ku mbizotëron krimi i organizuar politik.
Pikërisht në këto kushte lindin mundësitë dhe hapësirat për kompanitë të funksionojnë në b/punim me njëra tjetrën kundër qytetarit edhe shtetit me mashtrime, vjedhje, korrupsion, cilësi të dobët në shërbime dhe në produkte.
Të gjitha kompanitë që operojnë në vend nuk i përmbahen kontratës ndaj qytetarit, qytetarit nuk i njihet asnjë e drejtë për pagesat që bën nga kompanitë private. Nga njëra anë çmime tepër të larta dhe skandaloze që nuk reflektojnë në cilësinë e shërbimeve që ofrojnë klientit. Kjo parregullsi, padrejtësi, dystandartizim të tregut vendas në lidhje me tregun europian është një vështirësi akoma më shumë që reflekton në jetën e shqiptarit duke e mbajtur atë larg nga unifikimi me tregun europian drejt së cilit vendi synon ti bashkohet. Manipulimi, mashtrimi, gënjeshtrat arrijnë deri në atë pikë që e bëjnë qytetarin të ndjehet në siklet, i dobët, i turpëruar të kërkoj të drejtat e tij themelore te kasat e bizneseve private dhe ato të zyrave shtetërore. Shqiptari prej dekadash paguan arrogancën e tregut të lirë të oligarkëve politikanë (kompanitë janë nën kontrollin e pd, ps, lesheli) në paketat personale telefonike dhe në ato paketat familjare që përfshijnë internet, televizor, telefon. Ajo që të habit është mënyra sesi abuzojnë me çmimet e produkteve, paketave, ofertave nga qyteti në qytet. Një shembull tjetër abuziv në tregun vendas janë ndryshimet e ofertave të kompanive nga qyteti në qytet. Për shembull në Durrës paguan më pak sesa në Tiranë në lidhje me paketat gjithpërfshirëse 3 në 1.
Kalojmë në rastin konkret, firma në fjalë prej vitesh ka hedhur në treg ofertën e internetit 3mujore të pagesës me ulje çmimi. Çuditërish si në çdo gjë në këtë vend duhet të bëhesh i keq, asertive, sulmues, në mënyrë që mos të të shkelin me këmbë në atë që duhej të ishte e vetkuptueshme dhe automatikisht e kryer. Përkundrazi, në asnjë rast në këto vite nënpunëset janë të “painformuar” dhe gjithmonë duhet të bëjnë telefon financës për ta pyetur nëse ekziston akoma kjo alternativë pagese. Në një shtet të rregullt kur funksionojnë të gjitha hallkat midis shtet/ privat kjo do të ishte e patolerueshme dhe e paligjshme për shkak të shkeljeve të ndryshme. Ky realitet është prej vitesh një praktikë e rrënjosur si diçka normale nuk është një sjellje e re. Nga fillimi i kësaj praktike e deri më sot kanë kaluar vite e vite, ndërkoq të përcjellin me shprehjen e famshme; “do lëmë shënim te kontrata”.
Direkt në këto momente të shkon mëndja te mënyra sesi i mbajnë këto bilance 6mujore dhe 1vjeçare, nëse në kaq vite nuk u dalin në sistem pagesat e mëparshme të klientit, por të nënshtrojnë sy për sy me çmimin.
Në këto raste ka dy mënyra sesi duhet të veprohet, e para është që kompania të dali me reklama të reja promovuese në media/publik ose nëse i shmanget kostos së reklamave të nxjerrin njoftime me postera, msg tel, postë elektronike ndaj klientit për anullimin ose ndryshimin e ofertave aktive. Mënyra e operimit nga aspekti mikromakro është një piramidë financiare në tregun vendas. Meqënëse asgjë nga këto metoda nuk ekziston, atëherë është shqetësues ky dystandartizim informal. Mënyra e vendosjes së çmimeve nëpërmjet telefonit pa asnjë shkresë dokument ndaj nënpunseve te kasa, është dyshues, por gjithashtu dyshues është edhe “pushteti” që ka financieri i kompanisë për të kthyer përgjigje nëpërmjet telefonit kur bëhet fjalë për pagesat.
Në të gjitha rastet është vjedhje e hapur ndaj klientit dhe shtetit nëpërmjet deklarimit jo të saktë të xhiros në tatim taksa.
Ky informalitet që shihet në sjellje dhe praktika të vogla janë thelbi i vjedhjes dhe formulave korruptive në bilancet dhe financat. Ngrihen dyshime për ekzistencën e dy bilanceve në kompanitë e biznesit të madh, të vogël e të mesëm që operojnë në tregun shqiptar duke nxjerrë statistika artificiale e të rreme për ekonominë dhe financat e vendit.
Shqetësimet janë të mëdha në manipulimin dhe shpërdorimin e ligjit të tregut të lirë pa patur asnjë masë rregulluese dhe kontrolluese nga shteti duke sjellë një vjedhje galopante në masë nga të gjitha bizneset e shërbimeve dhe jo vetëm. Një shembull tjetër, Vodafon abuzoi vitet e fundit me lojën e fjalëve duke zëvendësuar paketat mujore (31ditë) me paketat 4 javore duke e nxjerrë vitin me një bilanc vjedhje kolosale. Rrjedhimisht, çmimet u rritën tmerrësisht, klienti shqiptar pagoi më shumë sesa vite më parë, por mori më pak megabite në internet, më pak minuta dalëse dhe më pak mesazhe. Kjo rritje u arrit me shtimin e disa javëve në nivel vjetor (12+1muaj), duke e nxjerrë vitin në bilancin vjetor me 13+ muaj në kurriz të konsumatorit shqiptar. Vjedhje të tillë kaq haptas dhe me shërbime që nuk i përshtaten çmimeve është vështirë të gjendet në arenën rajonale dhe atë europiane. Vjedhje në internet, në minuta, në ditë, në mesazhe, keqtrajtim, shpërdorim dhe shërbim i dobët karakterizojnë tregun vendas.
– Nëse në Shkup (rajon) me 2€ ke ofert 1-2Gb, me çmime të arsyeshme ka oferta të ndryshme me interes për konsumatorin. Nëse ankohesh nga tel se të janë vjedhur lekët, oferta, ose gjithçka tjetër që klienti mendon se është mashtruar i kthehen automatikisht ato për të cilat ankohet.
– Në Francë (shtet i tregut të unifikuar europian) me 10 euro të japin 40 Gb, biseda, sms e mms pa limit si dhe 5 min biseda ndërkombëtare në një muaj). Ndërsa kompanitë tona me 13 mijë lekë = 10 € marrim vetëm 2 giga pa përmendur të tjerat. Në vendin tonë nuk ke ku të ankohesh, sepse shteti i ka kopsitur marrveshjet me kompanitë private në favor të biznesit pa asnjë të drejtë për konsumatorin. Ankohu sa të duash, se nuk ta var njeri.
Megjithatë kthehemi sërish te çështja e mosdeklarimit të saktë të pagesave që kryen çdo klient në sistemin kompjuterik të biznesit në lidhje me pagesat e mëparshme, kjo lë hapësirë manipulimi të dhënash, shifrash në financat e kompanive. Në mënyrë të drejpërdrejtë e në veçanti përkthehet në kurriz të konsumatorit me abuzime në çmime dhe në përgjithësi në mënyrë indirekte ndaj qytetarit nëpërmjet sistemit të përfitimit të tatim taksave.
Skemat piramidale dhe vrimat e zeza të bizneseve shqiptare me bilance të dyfishta, që të tjera deklarojnë e të tjera përfitojnë është rrënja e së keqes në pabarazinë dhe në realitetin e hidhur financiaro ekonomik që reflektohet deri te pagat dhe pensionet në të dy sekteret privat/shtet.
Pikërisht këtu lind nevoja për një bankë elektronike të bizneseve, firmave që operojnë në tregun vendas, për pagesat dhe detyrimet ndaj shtetit. Futja e tyre në një listë elektronike të tatim taksave do të sillte një kontroll më rigoroz, kështu do të krijohet një realitet i ri financiar në vend. Informaliteti prej tre dekadave ka sjellë thikën deri në palcë dhe kanceri ekonomik politik i kësaj klase politike ka ardhur në fundin e saj.
Gjithçka do futet në kontroll dhe të gjithë do mbajnë përgjegjsi për krimet që kanë bërë në këto dekada shkatërrimi gjithpërfshirës. Së shpejti. Garanci. Triniteti i artë do godasi, burg, sekuestro, konfiskim. Asnjë kompromis. Tolerancë Zero!

About The Author

Related posts