Mars 24, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kryeministri Rama ironizun Erion Veliajn nga Elbasani për ditën e Verës

Kryeministri Rama ironizun Erion Veliajn nga Elbasani për ditën e Verës

KMA NEWS / Kryeministri Rama ironizun Erion Veliajn nga Elbasani për ditën e Verës

Kryeministri Rama në ndryshim nga Erion Veliaj në Tiranë ka zgjedhur që ta festojë sot ditën e Verës në Elbasan nën shoqërinë e Qazim Sejdinit.

Nga aty përveç urimit për qytetarët Rama është tallur dhe me Veliajn, teksa ka komentuar shtyrjen e festimeve për në datën 17.

‘’Gëzuar ditën e Verës, këtë vit është e veçantë se Lala e feston në 14, Luli e feston në 16, ndërsa lali e feston në datën 17”, u shpreh Rama me ironi përpara gazetarëve, ku nuk munguan as të qeshurat./

Veliaj i shtyu festimet e ditës së verës me pretendimin se do të kishte ”shi me gjyma” , po deri më tani moti duket i qendrueshëm, pavarësisht uljeve të temperaturave.

Rama pavarësisht se kishte planifikuar sot një vizitë në Panairin e produkteve vendase në Elbasan, e ka kaluar shumicën e kohës në hotel Turizmin, dhe ka shmangur daljet në rrugë.

Siç ka ndodhur zakonisht kohëve të fundit, edhe në Elbasan kryeministri i vendit ka zgjedhur që të shfaqet me poturret e tij karakteristike.

Kujtojmë se në Elbasan është sot dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili do të kryejë një vizitë te një familje e vjetër e këtij qyteti. Deri më tani nuk është parashikuar ndonjë event tjetër ku të mund të kishte një përplasje mes tij dhe kreut të qeverisë.

About The Author

Related posts