Shtator 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Liria e medias, Basha mbledh gazetarët: Duhet bashkëpunim, ja problemet që duan zgjidhje

Liria e medias, Basha mbledh gazetarët: Duhet bashkëpunim, ja problemet që duan zgjidhje

KMA NEWS / Liria e medias, Basha mbledh gazetarët: Duhet bashkëpunim, ja problemet që duan zgjidhje

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur në një tryezë të përbashkët, drejtuesë mediash dhe gazetarë. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se mediat nuk kanë raportuar korrekt dhe nuk kanë bërë investigimet e duhura. Basha theksoi se duhet një ndryshim themelor edhe tek media dhe lufta kundër kontrollit qeveritar.

Zhvillimet orë pas ore

Ora 12:14- Basha zbulon SMS: Basiri më dërgoi mesazh, është në prokurori ndaj s’vjen dot

Kryedemokrati Lulzim Basha në takimin që ka zhvilluar sot me gazetarë dhe drejtuesë mediash, ka thënë se gazetari i Shijak Tv, Basir Çollaku ka munguar jo pa arsye në këtë takim. Basha tha se Çollaku i ka dërguar një mesazh ku thotë se ndodhet në prokurori për shkak të një kanosjeje që i është bërë për shkak të detyrës.

Ora 12:02- Ylli Rakipi-Bashës: Kam frikë se kur të vini në pushtet do shtrytëzoni mediat, do i blini ato

Në takimin me kreun e PD-së Lulzim Basha, gazetari Ylli Rakipi u shpreh se ka frikë se mos edhe PD-ja si parti kur të vijë në pushtet do të bëjë të njëjtën gjë si Rama, do të përdorë dhe blejë mediat.

Ora 11:52-Abilekaj-Bashës: Hiqni dorë nga kasetat, qeveria, bashkia por edhe opozita

Në takimin e zhvilluar sot me gazetarët, kryetari i PD, Lulzim Basha u hoqi vërejtje gazetarëve se nuk kanë bërë investigimet e duhura. Një nga organizatorët e këtij takimi, botuesi i Dosja.al, Enton Abilekaj tha se problemet në median shqiptare janë të shumta, por theksoi se një nga problemet kryesore është edhe “kasetat e gatshme”. Abilekaj tha se dërgon qeveria dhe bashkia kaseta tek mediat, por edhe opozita bën të njëjtën gjë. Prandaj ky fenomen duhet ndaluar dhe për këtë duhet angazhimi i opozitës.

Pjesë nga fjala e Enton Abilekajt:

Disa nga problemet që vuan sot media, pas fjalimit të Ramës të shtunën, ky sulm i kryeministrit ishte sofistikuar në një miting që iu drejtua të gjithë armiqve të PS dhe Ramës. Portalet kanë ngelur jashtë kontrollit, dhe gazetarët që ishin jashtë kontrollit të Ramës, u sulmuan. Me fjalimin tuaj sot, mu kujtua  kryeministri që thotë se ju s’thelloheni aq sa duhet dhe me ju që thoni që duhet të thelloheni më tej. Kjo do të thotë se puna që po bëjnë mediat është e mirë në përgjithësi. Duhet të sqarojmë çfarë quajmë media? Koorporatat që s’kanë lidhje me gazetarët. Këtu akuzohen pronarët, jo gazetarët. Në të gjitha mediat punojnë gazetarë shumë të mirë dhe ndeshen me presionin e pronarëve. Këtu s’përjashtoj asnjë grup mediatik. Nëse do kemi edicione informative të censuruara, kemi talk-shoë që janë më pak të kontrolluara. S’kemi transparencë për aktivitetet shtetërore. Mungesa e transparencës në të gjitha projektet. Ne pamë Erion Veliajn që nxorri nga xhepi disa projekte që s’i ka parë njeri më parë me sy. Ndërkohë që institucionet janë të mbyllura. Qeveria ka mbyllur problemet me pronarët dhe e ka luftën të hapur me gazetarët që s’ka marrëdhënie me të. Duhet të vijojmë të themi të vërtetën. Që edhe publiku të kuptojë se nuk është personale me kryeministrin, apo me respektin që ka ai me ne. Disa problem, janë sjellja e kasetave në televizione. Është e hapur nga qeveria, bashkia, por edhe nga opozita. Ka mbi 10 vite që diskutohet por duhet të biem dakord që kjo të mos ndodhë më. Të angazhohet opozita, se kjo heq rolin e reporterit. E dyta, autocensura, që është një fenomen i pashmangshëm në momentin që kontrollon e ka qeveria. Janë të detyruar grupet të censurojnë lajme. Kjo ka sjellë sindromën e autocensurës. Gazetarët as nuk e raportojnë më një ngjarje. Portalet e ka lehtësuar, duke qenë më të lira, me pronarë më të vegjël mediatikë dhe ua lehtësojnë punën kolegëve në tv. Kërcënimi fizik i gazetarëve, ka patur shumë raste. Kemi denoncuar në 30 gusht 2018, sulmin tek Klodiana Lala, në shtator sulmin e gazetarit të Report Tv, Julian Shota, rastin e Jetmir Olldashit, etj.

Ora 11:50-Basha në takim me median: Ka censurë, të bashkëpunojmë për t’i dhënë zgjidhje

Kreu i PD-së Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim te selia e PD-së me mediat. Të pranishëm në këtë takim janë gazetarë, drejtues medias, dhe përfaqësuese të shoqatave të gazetarëve. Basha u shpreh se media shqiptare ka shumë probleme, si ajo e censurës, protesionalizimit dhe kërcënimit të gazetarëve. Kreu i opozitës iu bëri thirrje gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias që të bashkëpunojnë me opozitën për t’i dhënë fund këtyre problemeve.

Ora 11:40–Basha kritikë medias: Nuk janë bërë hulumtime si ato të DASH

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka theksuar se problemi me mediat në Shqipëri është se media nuk ka bërë investigime. Basha tha se më shumë investigime ka bërë opozita sesa mediat./dosja.al/

 

About The Author

Related posts