Shtator 15, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Luan Rama, Gent Cakajt: Lexoje dhe nje herë raportin e DASH, se nuk e ke kuptuar mirë

Luan Rama, Gent Cakajt: Lexoje dhe nje herë raportin e DASH, se nuk e ke kuptuar mirë

KMA NEWS / Luan Rama, Gent Cakajt: Lexoje dhe nje herë raportin e DASH, se nuk e ke kuptuar mirë

Pas deklaratave të sotme të zv/ministrit Gent Cakaj që e cilësonte pozitiv raportin e DASH, Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama i sugjeron që ta lexojë edhe një herë.

Rama shkruan se zv/ministri nuk e ka kuptuar siç duhet ndaj dhe duhet t’i rikthehet edhe njëherë variantit në anglisht.

Postimi i plotë i Luan Ramës në Facebook:

Një ndihmë miqësore për zëvendësministrin që bën rolin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Meqenëse zëvendësministri që bën rolin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, po rreket mundimshëm të na bindë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është “…bazë për një narrativë kriminalizuese për Shqipërinë”, siç u shpreh ai, shumë miqësisht po e ndihmoj ta lexojë në anglisht njërin prej paragrafëve më akuzues për punën e qeverisë, sepse në shqip me sa duket nuk e ka kuptuar dot!

Në anglisht:
“Albania serves as a base of operations for organized crime organizations operating in the United States, Europe, the Middle East, and South America”.

Në shqip:
“Shqipëria shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut”.

Se ku e gjen narrativën pozitive ky mëkëmbësi ministër në këtë përfundim të raportit të DASH është punë për të, por më duhet t’i shpjegoj edhe një gjë: nuk është korrekt togfjalëshi “shpërlarja e parave” që përdor ai (sipas normës është shpëlaj/shpëlarja dhe jo shpërlarja!), por duhet të përdorë togfjalëshin “pastrim parash”!

About The Author

Related posts