Qershor 25, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Panucci: Kam shumë besim në fitore me Turqinë

Panucci: Kam shumë besim në fitore me Turqinë

KMA NEWS / Panucci: Kam shumë besim në fitore me Turqinë 

Trajneri i kombëtares sonë, Christian Panucci ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së parë eliminatore ndaj Turqisë, e cila do të luhet nesër në mbrëmje në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Tekniku Kuq e Zi ka shprehur besimin për një rezultat pozitiv.

“Kanë punuar mirë këto ditë. Djemtë janë gati për të luajtur këtë ndeshje. Ka ardhur Sadiku, edhe pse nuk është mirë, kemi lojtarë që kanë bërë gola. Mjafton edhe 1 gol për të fituar ndeshjen. Kemi Sadikun, Balaj ka gjetur golin, kemi Grezdën dhe Abazajn gjithashtu.

Rivalët? Turqia ka një skuadër të fortë, por nëse lojtarët kundërshtarë janë në presion për 90 minuta, do të marrim një rezultat pozitiv. E dimë që është e vështirë, por shpresojmë. Nuk do të jetë aspak si miqësorja e një viti më parë ku fituam. Kemi kualitete për të fituar ndeshjen, do të përpiqemi që të marrim më të mirën nga futbollistët tanë. Kam shumë besim se mund të marrim fitoren”.

About The Author

Related posts