Shtator 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Protesta masive e opozitës, interesim i madh edhe nga mediat ndërkombtare

Protesta masive e opozitës, interesim i madh edhe nga mediat ndërkombtare

KMA NEWS / Protesta masive e opozitës, interesim i madh edhe nga mediat ndërkombtare

Sot në protestën e radhës të thirrur nga opozita si asnjëherë tjetër më parë mijëra qytetarë kanë vërshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, ndërto kishte edhe emigrantë të ardhur nga Anglia e shteti fqinjë Greqia.

Mijëra qytetarë të Tiranës kanë dalë në shesh për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë “Rama-2”. Ndërkohë që llogaritet se mbi 80 mijë qytetarë kanë ardhur nga rrethet. Kjo e sotmja quhet si protesta më e rëndësishme e opozitës.petrit selmani proteste

Protesta e sotme e opozitës e cila mbetet si më e madhja në këto 28 vite, është transmetuar live ku i është kushtuar një rëndësi e veçantë nga gjithë mediat kryesore botërore si Zëri Amerikës, Agjensia britanike Reuters, Euronews, stacionet gjermane ZDF, radio shtetrore gjermane Deutsche Welle, Washington, Rainews, etj. Ndërkohë New York Times dhe Fox News (USA) e kanë lajm qendror.

Gjithë kjo vëmendje botërore tregon interesimin e madh të mediave kryesore të botës në lidhje me protestën e opozitës dhe si rast unik botëror ku opozita djeg në bllok mandatet e deputetit duke i treguar krejt botës se si janë blerë votat me bandat e drogës nga ana e kryeministrit.basha proteste

Kreu i PD, Lulzim Basha nga selia e PD përpara protestuesve tha se dita e sotme hyri në histori. Ai kishte edhe një thirrje në anglisht për të gjithë ndërkombëtarë.

Pjesë nga fjala e Bashës.

E sotmja hyri në historinë tonë të bashkimit kombëtar. Çdo shqiptar sot dhe çdo brez që vjen ju ka një borxh ju, misionarë të lirisë, misionarëve të demokracisë, misionarëve të Shqipërisë si gjithë Evropa.

Sot më në panik se kurrë kufoma politike e Edi Ramës dhe klikës së tij kriminale përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve për ti larguar nga rruga e protestës, por përgjigjen e mori nga populli.

Duart e gjata të krimit që dhunojnë baballarët dfhe nënat tanë do të japin përgjegjësi para ligjit. Për këtë zotohem sot para jush. E gjitha Shqipëria dhe Bota sot kanë parë vendosmërinë e një Shqipëria të bashkuar për vlera evropiane dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë. Dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron.

Pa ju o viganë mbrojtës së lirisë dhe demokracisë , ky vend do të ishte rreshtuar krah vendeve pa të ardhme. Ne do ta hedhim në lumë rrugën e mbrapsht të Edi Ramës. Nuk ka rrugë tjetër përveç protestave popullore. Ishim shumë në 16 shkurt, jemi shumë më shumë sot në 16 mars.

16 shkurti hapi rrugën dhe nuk do të ndalojë kurrë. Mos e dëgjoni autokratin Edi Rama dëgjoni zërin e qytetarëve. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë në çdo rrugë, në çdo fshat derisa ta çlirojmë vendin nga kriminelët, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa.

Pengesa e vetme është kjo qeveri kriminale. Ka 5 jave që nuk gjen vrimë ku të futet. Le ta bëjmë bashkimin tonë dhe protestën tonë të përditshme dhe të përnatshme. Në Evropë shkohet vetëm me zgjedhje të lira, shkohet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Pas mbylljes së protestës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar edhe një takim me krerët e partive aleate, mes tyre edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe ish-kryeministri, Sali Berisha.

Pas daljes nga selia blu, Berisha në një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh se protesta e opozitës dridhi nga themelet kakistokracinë.

Lidhur me datën e protestës së ardhshme, Berisha tha se vendos kryetari i PD-së.

Sali Berisha: Qindra mijëra qytetarë që vërshuan nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë e cila dridhi nga themelet kakistokracinë dhe nga ana tjetër pushtoi fuqishëm në mbarë botën kundër nakroshtetit të Edvin Kristaq Ramës dhe klikës së tij.”

Pas katër orësh, opozita mbylli protestën kundër qeverisë Rama.

Protesta nisi rreth orës 11:00 me marshimin drejt kryemistrisë, dhe më pas duke ecur rreth kryeministrisë.

Më pas protesta u zhvendos para parlamentit ku pati dhe përplasje dhe tension. 

Nesër kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Velija, e ka shpallur si ditën e Verës dhe do të festoj 14 Marsin ditë të cilën jo pa qëllim e shtyu për datën 17 Mars…protesta-masive-16 mars

 

 

About The Author

Related posts