Shtator 16, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Reforma në Drejtësi nuk ka kthim prapa edhe pse Rama, Berisha, Meta, Basha dhe Monika e kundërshtojnë me forcë

Reforma në Drejtësi nuk ka kthim prapa edhe pse Rama, Berisha, Meta, Basha dhe Monika e kundërshtojnë me forcë

KMA NEWS / Reforma në Drejtësi nuk ka kthim prapa edhe pse Rama, Berisha, Meta, Basha dhe Monika e kundërshtojnë me forcë

Nga Genta kaloçoi

gentKupola e politikës 27 vjeçare së bashku me administratën e politizuar partiake krekosen korridoreve se reformat dhe vetingu do dështojnë për vetë faktin se nuk ka njerëz të papërlyer, të pastër, të pakorruptuar dhe të guximshëm për të ndërmarrë detyra të vështira. Kanë të drejtë se në shqipëri të gjthë janë të inkriminuar, janë brezat e krijimit të kësaj politike 27vjeçare të një njeriu të përlyer deri në palcë. Megjithatë për inat të kupolës së jashtëqitjes janë 11milion shqiptarë në mbarë botën që presin një shans, një mundësi për tu kthyer në vendin, atdheun e tyre për të kontribuar në maksimum. Është e vërtetë se 27brezat e shoqërisë brenda vendit janë të kompromentuar e të pakualifikuar për tu përballur me realitetin e ri të vendosjes së drejtësisë. Administrata duhet të kaloj nga një veting për të përcaktuar aftësitë dhe njohuritë profesionale në përputhje me dinjitetin dhe integritetin e figurës së tyre për postin që mbajnë. Spastrimi i administtatës nga të paaftët, nga të politizuarit, nga të korruptuarit, inkriminuarit, militantët është një akt i domosdoshëm, i pashmangshëm. Plan projekti do ketë suksesin e pritshëm që do të jetë arritje e njerëzve të thjeshtë, deri dje anonimë e të pallogaritur për të ardhmen e vendit dhe të nesërmen e tyre.
Thashethemet se nuk ka njerëz për tu përfshirë në procesin e reformave është një shashkë që e hedhin të akuzuarit e kupolës, elitës , administratës për të mbajtur shpresat dhe veten me gajret se mbase këto përralla i besojnë protagonistët dhe faktorët që përfshihen në reformën e drejtësisë, vetingun, ligjet plotësuese dhe ngelen pa prekur akoma në statusin aktual për një kohë të gjatë.
Fatkeqësisht për ju, ky është fundi juaj i tmerrshëm. Do jepni llogari për gjithçka përpara ligjit të ri.

About The Author

Related posts