Korrik 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Sandër Lleshaj ruhet nga 9 truproja, studentëve që e takojnë iu bëhen kontrolle të imtësishme (Video)

Sandër Lleshaj ruhet nga 9 truproja, studentëve që e takojnë iu bëhen kontrolle të imtësishme (Video)

KMA NEWS / Vizita e ministrit Sandër Lleshaj ditën e sotme në Durrës është shoqëruar dhe me protesta të të rinjve në këtë qytet.

Në hyrje të Universitetit të Durrësit disa të rinj i kërkuan llogari Lleshajt për gazin e hedhur në protestën e opozitës, si dhe për faktin se gjatë kohës që ka qenë këshilltar i Ramës ai nuk ka bërë asgjë për të ndaluar kanabizimin e vendit. Dhe duket se frika për një tjetër protestë ka bërë që ministri të shtojë masat e sigurisë.

Në sallën me studentë ku nuk ka pasur më shumë se 100 persona, ministrin e ruanin 9 punonjës sigurie, njësoj si të ishte nën rrezik për jetën. Po ashtu studentët që janë lejuar të futen në takim me ministrin janë kontrolluar imtësisht nga ana e rojeve.

Pamjet e takimit të Lleshajt janë publikuar nga ana e gazetarit Isa Myzyraj, që njëherësh është dhe student në Universitetin e Durrësit./faxnews/

About The Author

Related posts