Tetor 14, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Sot plot 22 vite nga ngjarja e rëndë e Otrantos, ku humbën jetën 81 shqiptarë

Sot plot 22 vite nga ngjarja e rëndë e Otrantos, ku humbën jetën 81 shqiptarë

KMA NEWS / Sot plot 22 vite nga ngjarja e rëndë e Otrantos, ku humbën jetën 81 shqiptarë

Sot mbushen plot 22 vite nga tragjedia e tëmerrëshme e Otrantos ku humbën jetën 81 shqiptarë, të cilët me pretendimin për t’iu larguar varfërisë ekstreme dhe tragjedisë së vitit 97, me ëndrrën e shpresës se do të bëheshin pjesë e botës ku punohet e jetohet normalisht, më 28 mars 1997 rreth 115 persona u nisën nga brigjet e Vlorës në drejtim të Italisë shumica bashkë me familjet dhe fëmijët e tyre. Të mashtruar prej trafikantëve që kishin rrëmbyer një anije “Kater i Radës”, siç quhej, ku nisën udhëtimin drejt Italisë, vendit ku shqiptarët kanë pasur “stacionin” më të afërt e të dëshiruar të emigrimit, pa e ditur se ai udhëtim, do të ishte udhëtimi i ferrit për to. Anija me të cilën udhëtonin 115 persona, u fundos pasi u godit në mënyrë katastrofike nga një anijeje italiane në ujërat e Otrantos! Kjo tragjedi e rëndë me 81 viktima të gjetura dhe 24 të zhdukur, ka ndodhur plot 22 vite më parë! Për 14 vite radhazi (1997-2011), familjarët zhvilluan një betejë të ashpër e këmbëngulëse me drejtësinë italiane, për të zbuluar motivin e sulmit të anijes italiane, urdhëruesit dhe autorët dhe për t’i ndëshkuar ata për këtë tragjedi të rëndë ndaj njerëzve të pafajshëm e të pambrojtur. Por gjyqet u zvarritën, gjersa përfunduan në një farsë me 2 dënime qesharake. Ajo që sot ka mbetur nga ajo tragjedi, është vetëm anija shqiptare “Kater i Radës’ e kthyer si relike në bregdetin e Vlorës, pllaka përkujtimore me emrat e atyre që humbën jetën, kujtesa dhe lotët e familjarëve, që bëjnë homazhe çdo 28 mars, duke hedhur lule në det, në kujtim të tyre! Ishte një tragjedi që nuk duhej të ndodhte, por një dorë e zezë mizore u tregua e pamëshirëshme jo vetëm për burrat dhe gratë që lundronin në atë anije, por edhe për fëmijët dhe foshnjat krejtësisht të pafajshëm . Nuk kishte asnjë motiv, ndërkohë që anija shqiptare “Kateri i Radës” me 115 persona në bord kishte hyrë në ujërat italiane. Ishte anija luftarake italiane “Sibilla”, ajo që e goditi tragjikisht, duke shkaktuar 81 viktima, mes të cilëve 46 gra e fëmijë. Prej tyre, 57 trupa u kthyen, ndërkohë që 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar. U deshën 6 muaj pas ngjarjes, që anija “Kater i Radës” të nxirrej nga fundi i detit bashkë me një pjesë të trupave të viktimave. Në lidhje me tragjedinë e Otrantos, drejtësia bëri objekt të gjykimit si fajtorë, kapitenin e anijes italiane “Sibilla”, Fabrizio Laudadio dhe kapitenin e anijes shqiptare “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri. Plot 22 vite më parë, Shqipëria e përfshirë në revoltat popullore për shkak të piramidave, përjetoi ngjarjen më të rëndë të emigracionit klandestin, ndërkohë që tragjedia e 81 viktimave të 28 marsit 1997 është kthyer në homazhe, kujtime, lule e dhimbje të familjarëve të tyre dhe mbarë qytetarëve të ndershëm shqiptarë…otranto

Kjo tragjedi u mbyll nga Gjykata e Apelit në Leçe, duke dënuar kapitenin e anijes “Sibilla”, Fabrizo Laudadio me 2 vjet e 4 muaj burg. Ndërkohë, edhe kapiteni shqiptar i anijes “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri është dënuar me 3 vjet e 10 muaj burg, si shkaktar i vdekjes së 81 emigrantëve shqiptar. Prokurori i Përgjithshëm Giuseppe Vignola, kërkoi lirimin e kapitenit italian Laudadio, duke pretenduar se përplasja mes “Sibillas” dhe “Katerit të Radës” që kishte emigrantët shqiptarë, ishte shkaktuar nga manovrat e gabuara të komandantit të motovedetës shqiptare, për t’i shpëtuar bllokadës detare në brigjet puljeze. Por, nga pamjet filmike, të siguruar nga prokuroria italiane, shihej qartë anija “Sibilla” një flotë-anije luftarake italiane, që ka goditur në mes anijen e vogël shqiptare. Gjithësesi për mendimin tonë ashtu siç mendojnë edhe shumë shqiptarë goditja nga anija italiane ishte e qëllimëshme!

Lista e 81 viktimave të tragjedisë

1. Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe; 2. Blerina Fejzaj, 8 vjeçe; 3. Zonja Fjezaj, 36 vjeçe; 4. Mihal Fejzaj, 60 vjeç; 5. Fatos Fejzaj, 39 vjeç; 6. Roland Fezaj, 14 vjeç; 7. Oltion Fejzaj, 13 vjeç; 8. Mimoza Xhavara, 32 vjeçe; 9. Kamela Xhavara, 9 vjeçe; 10. Majlinda Xhavara, 4 vjeçe; 11. Desantila Xhavara, 24 vjeçe,; 12. Firdesa Xhavara, 1 vjeçe; 13. Gerard Xhavara, 4 vjeç; 14. Majlinda Roshi, 38 vjeçe; 15. Qemal Roshi, 38 vjeç; 16. Roland Roshi, 2 vjeç; 17. Pushime Meminaj, 60 vjeçe; 18. Donika Idrizi, 40 vjeçe; 19. Elona Idrizi, 14 vjeçe; 20. Semiranda Idrizi, 11 vjeçe; 21. Romeo Andrea, 28 vjeç; 22. Silvana Andrea, 18 vjeçe; 23. Kristina Andrea, 2 vjeçe; 24. Bardhyl Lame, 37 vjeç; 25. Tushe Lame, 38 vjeçe; 26. Artuela Lame, 35 vjeçe; 27. Kasiani Bestrova, 6 vjeçe; 28. Viktore Bestrova, 9 vjeçe; 29. Konstandin Bestrova, 2 vjeç; 30. Anife Begotare, 41 vjeçe; 31. Rezart Begotare, 12 vjeç; 32. Erald Begotare, 13 vjeç; 33. Zeman Avdia, 37 vjeç; 34. Nertila Avdia, 11 vjeçe; 35. Olsi Avdia, 6 vjeç; 36. Irma Greko, 21 vjeçe; 37. Kristi Greko, 3 muajsh; 38. Bardhosh Deliaj, 46 vjeç; 39. Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe; 40. Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe; 41. Hanëme Birçe, 41 vjeçe; 42. Besmir Birçe, 9 vjeç; 43. Lavdosh Kaja, 22 vjeç; 44. Robert Bajrami, 19 vjeç; 45. Miklovan Troqe, 17 vjeç; 46. Anastas Mërkuri, 30 vjeç; 47. Lindita Demiri, 12 vjeçe; 48. Lindita Demiri, 12 vjeçe; 49. Bektash Tahiri, 47 vjeç; 50. Andi Aliaj, 17 vjeç,; 51. Teferi Saliu, 48 vjeç; 52. Lirim Bulla, 17 vjeç; 53. Zini Muça, 27 vjeç; 54. Ermal Xhaka,18 vjeç; 55. Fatmir Geraj, 28 vjeç; 56. Kastriot Sharraj, 36 vjec,; 57. Përparim Mamanaj, 13 vjeç; 58. Zylyma Sulejmani, 22 vjeçe; 59. Krenar Sulejmani, 27 vjeç; 60. Alban Sulejmani, 4 vjeç; 61. Mirand Kuçuku, 28 vjeç; 62. Kizeta Sulo, 21 vjeçe; 63. Klodian Sulo, 2 vjeç; 64. Fiqiri Sulaj, 30 vjeç; 65. Ervin Sula, 15 vjeç; 66. Latif Berberi, 53 vjeç; 67. Maze Seferaj, 31 vjeç; 68. Brunilda Seferaj, 25 vjeçe; 69. David Seferaj, 1 muajsh; 70. Vjollca Kaçupi, 22 vjeçe; 71. Albana Botrova, 22 vjeçe; 72. Merita Ferko, 32 vjeçe; 73. Bledar Ferko, 10 vjeç; 74. Fredi Ferko, 8 vjeç; 75. Viktori Kaçupaj, 25 vjeç,; 76. Robert Llanaj, 30 vjeç; 77. Ilir Kicja, 34 vjeç; 78. Maringlen Bardha, 16 vjeç; 79. Kastriot Hasanbashaj, 27 vjeç; 80. Klorida Hasanbashaj, 24 vjeçe; 81. Xhuljana Hasanbashaj, 3 vjeçe

Zhvillimet pas ngjarjes deri në heshtjen dhe harresën përfundimtare të dy shteteve përgjegjëse, Itali-Shqipëri

Data 28 mars 1997: Në Kanalin e Otrantos anija ushtarake italiane “Sibila” godet dhe shkakton mbytjen e anijes shqiptare “Kater i Radës”. 108 viktimat, përfshirë gra dhe fëmijë, udhëtonin drejt Italisë me një anije të vjetër ushtarake, të nxjerrë jashtë përdorimit.

Data 29 mars 1997: Admirali Alfeo Battelli që kishte koordinuar operacionet në det, një ditë më parë, jep urdhër për hapjen e një hetimi të brendshëm në Marinën Ushtarake. Nga ky hetim del se kontakti mes anijeve “Sibilla” dhe “Kater i Radës”, ka qenë një nga shkaqet e mbytjes.

Data 5 Prill 1997: Deputetja italiane Irene Pivetti, ish-kryetare e Dhomës së Deputetëve, deklaron se për të përballuar mbërritjen e mijëra shqiptarëve, ata duheshin hedhur në det. Për këtë deklaratë, ajo kërkoi falje pas 14 vjetësh, gjatë një misioni në Vlorë, të organizatës së saj joqeveritare.

Data 19 Tetor 1997: Pas një operacioni të vështirë 4-ditor, anija e specializuar “Performer”, nxjerr nga 800 metra nën det anijen “Kateri i Radës”. Brenda gjenden 58 trupa, kryesisht gra e fëmijë.

Data 17 nëntor 1998: Leonardo Leone de Kastris, zëvendësprokurori i ngarkuar nga Gjykata e Brindizit për hetimet paraprake, përfundon hetimet. Deklaron për manipulim të provave fotografike dhe xhirimeve e regjistrimeve të kryera nga anijet italiane.

Data 19 mars 2005: Përfundon në Brindisi gjyqi i shkallës së parë. Drejtuesi i anijes që u mbyt, Namik Xhaferi dënohet me katër vjet heqje lirie, ndërsa kapiteni italian, me tre vjet.

Data 29 qershor 2011: Pas 13 orësh debat, trupi gjykues ul dënimet për dy komandantët, me tre vjet për Namik Xhaferrin dhe me dy vjet për kapitenin Laudadio.

Data 29 janar 2012: Në Otranto inaugurohet monumenti i emigracionit, i krijuar nga skulptori grek Kostas Varotsos, me pjesën e sipërme të anijes fatkeqe shqiptare. Të pranishëm ishin dhe autoritetet e Marinës Ushtarake Italiane.

Dy pjesë të anijes “Kateri i Radës”, pulti i komandës dhe busulla kthehen në Vlorë, ku artistët shqiptare Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj, realizojnë një vepër arti në një shesh të qytetit, pranë portit.

Prej 3 vitesh pas inaugurimit të monumentit në përkujtim të ngjarjes dhe viktimave, nuk po flitet më për tragjedinë e Otrantos, nga asnjë prej palëve shtetërore italiane e shqiptare.

Mirë shteti shqiptarë se nuk ka pyetur deri më sot për qytetarët e vet jashtë Shqipërisë, por edhe shoqatat shqiptare që gjoja janë në shërbim të emigrantëve për mbrojtjen e të drejtave të tyre nuk kujtohen ose më sakt nuk kanë idenë se çfar ka ndodhur me bashkëkombsit e vet!!!

About The Author

Related posts