Shtator 22, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Boksieri Florian Marku triumfon sërisht në Londër duke mposhtur me nokaut në Raundin e parë çekun Marsalek (Video)

Boksieri Florian Marku triumfon sërisht në Londër duke mposhtur me nokaut në Raundin e parë  çekun Marsalek (Video)

KMA NEWS / Florian Marku triumfon sërisht në Londër duke mposhtur me nokaut që në Raundin e parë  çekun Jan Marsalek

Boksieri shqiptar i cili tashmë ka tërhequr vemendjen britanike të botës së boksit, Florian Marku ka arritur një tjetër fitore të shkëlqyer dhe me vlerë në kryeqytetin britanik Londër në boksin profesionist.

Mes një atmosfere të zjarrtë dhe një ambjenti të stolisur krejtësisht me flamuj kuq e zi, bokstieri shqiptar Florjan Marku ka ngritur peshë zemrat duke entuziazmuar qindra shqiptarë të pranishëm dhe mbarë shqiptarët duke mposhtur duelin e radhës bokstierin çek që në raundin e parë.0009641

Bokstieri shqiptar u ka dhuruar shqiptarëve fitoren e tretë radhazi pas një ndeshje spektakolare dhe mjaftë të bukur, duke hedhur në akdaund kundërshtarin që në raundin e parë.

Çeku Jan Marsalek, i cili kishte tre fitore radhazi që të tria me nokaut, ishte përgatitur seriozisht me të gjitha energjitë e tij për ta fituar ndeshjen ndaj Florjan Markut, por nuk e kishte parashikuar mirë fantazinë dhe forcën e talentit shqiptarë i cili që në fillim të ndeshjes i ka dhuruar një goditje të fortë duke e shtrirë në tapetin e ringut, por që nuk ka qenë fatale për kundërshtarin i cili ka rimarrë veten dhe ka vazhduar dueli, por që për fatin e keq të tij nuk ka zgjatur shumë, pasi Marku është hedhur në presing duke e sulmuar me goditje të shpejta dhe të forta dhe pak para se pritej të binte gogu, për përfundimin e raundit të parë, Marku ka lëshuar një goditje bombë siç e ka zakon ai duke e hedhur çekun Marsalek në Nokaut, ku i ka dhënë fund kështu edhe kësaj ndeshje në kohë rekord, duke shënuar fitoren e tretë radhazi, ku ndeshjen paraardhëse e kishte mbyllur që në raundin e dytë ndaj bokstierit sllovak Godor.

0009615

Ndërsa po ngjitë me shpejtësi shkallët e karrierës në boksin profesionist, Marku në një prononcim për Fax News thotë se synimi im është të arrij shumë shpejt majat më të larta dhe të fitoj titullin ndërkombëtar dhe do tia arrij dhe do ti bëjë të gjithë shqiptarët të ndihen krenarë kudo që janë. Ai nuk ka harruar tu përcjellë falenderimet publikut të zjarrtë shqiptarë që po e mbështesin vazhdimisht.

0009612Ndërsa menaxheri i tij Kristian Boçi, të cilin marku e quan jo mnenaxher, por shprehet shumë optimist dhe i sigurtë se Florjani shumë shpejt d të bëhet simboli shqiptar i boksit, ku do të flas bota për të, do të bëjë që bota të flas shqip. Boçi thotë se për çdo gjë do të flas bota.00096090009614000960059350674_318179935521647_7912816195873538048_n

About The Author

Related posts