Qershor 26, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Dieta pranverore që gjithkush do të adhuroj: Si të humbisni shëndetshëm 3 kg brenda 7 ditësh

Dieta pranverore që gjithkush do të adhuroj: Si të humbisni shëndetshëm 3 kg brenda 7 ditësh

KMA NEWS / Dieta pranverore që gjithkush do të adhuroj: Si të humbisni shëndetshëm 3 kg brenda 7 ditësh

Me ngrohjen e kohës dhe heqjen e rrobave të dimrit gjithkush prej jush do donte të kishte trupin në formë. Padyshim me sezonin e plazhit që po afron, për të mos humbur vetëbesimin, pasi shumë prej jush mund t’i tremben kilogramëve të tepërt, kjo është një nga arsyet pse na nevoitet një trup i tonifikuar.

Mirëpo si mund t’i heqim kilet e tepërta pa shumë “vuajtje”.

Për këtë arsye, ju sjellim dietën e famshme, e njohur ndryshe si dieta 1-javore ju ndihmon të rrëzoni 5 kilogramë. Dhe ç’është më e rëndësishmja, vetëm duke ngrënë ushqime të shëndetshme.

Dita e parë: Dita e frutave

Keni provuar ndonjëherë të hani vetëm fruta përgjatë një dite dhe asgjë tjetër? Dieta një javore nis pikërisht me fruta. Ju këshillojmë të hani frutat tuaja të preferuara, ku sigurisht rëndësinë më të madhe e kanë frutat e stinës.

Molla për shembull rregullon metabolizmin dhe stimulon sistemin tretës, luleshtrydhet përmirësojnë funksionet e veshkave, kurse portokalli dhe qitro, të pasur me vitaminë C dhe A janë të këshillueshme për shëndetin e zemrës.

Dita e dytë: Dita e perimeve

Dita e dytë e dietës është dita e perimeve. Mund t’i konsumoni të ziera, të gatuara në avull, krudo (të pa gatuara) ose të grira në rende. Këshillohet të mos përdorni kurrfarë përbërësi shtesë siç janë kripa, vaji i ullirit ose i misrit dhe uthulla.

Ndër perimet e këshillueshme përmendim brokolin që përmban vitaminë C dhe shumë përbërës ushqyes, kastravecin dhe sallatën jeshile. Kastraveci ka aftësi diuretike dhe lufton infeksionet urinare.

Ai përmban gjithashtu sterole të cilat ulin nivelin e kolesterolit në gjak. Kurse sallata jeshile ka 90% ujë dhe përmban magnez. Konsumi i saj ju ndihmon të bini në peshë dhe përmirëson funksionin e mëlçisë.

Dita e tretë: Dita e fruta-perimeve

Për ditën e tretë të dietës duhet të hani fruta dhe perime. Në qoftë se jeni lodhur duke i ngrënë vazhdimisht gjatë dy ditëve të para, mund t’i kaloni në frulator dhe të bëni lëngje.

Për shembull shtrydhni 2 karota, 1 asparag, 6 selino,1 kastravec, 5 gjethe mente të freskët, 1 mollë dhe një portokall.

Dita e katërt : Qumësht, banane dhe fruta

Dita e katërt është dita me më shumë kalori e dietës. Nisni mëngjesin me dy banane dhe një gotë qumësht.

Kurse në vaktet kryesore dhe ato të ndërmjetme hani fruta dhe perime. Mos lini pa përdorur perimet e stinës si qepa dhe hudhra e njomë, spinaqi, sallata jeshile, domatet, kastraveci etj.

Dita e pestë: Oriz dhe domate

Dita e pestë është dita e orizit dhe domateve. Mund të nisni ditën me një lëng të shtrydhur domatesh, ose të hani domate qershi me fare pak djathë pa yndyrë.

Mund të përgatisni një rizoto me domate dhe ta konsumoni gjatë drekës ose thjesht oriz i zier mirë shoqëruar me salcë domatesh. Nuuk duhet kurrsesi të përdorni kripë dhe vaj.

Dita e gjashtë: Oriz dhe perime

Jeni një ditë para përfundimit të dietës dhe ky është momenti për të gërshetuar ushqimet. Konsumoni oriz dhe perimet tuaja të preferuara, mund t’i hani të ziera ose të gatuara në avull.

Dita e shtatë: Fruta, perime dhe oriz

Kjo është dita e fundit e dietës, praktikisht dita ku i jepni fund luftës suaj me urinë dhe dëshirën për të ngrënë ushqime të përpunuara dhe të yndyrshme.

Niseni mëngjesin me një lëng të shtyrudhur frutash. Një rekomandim i mirë për drekë është një rizoto me karota, kungulleshka dhe bizele.

Gjatë mëngjesit sërish fruta, kurse darka përmbyllet me një rizoto me luleshtrydhe. Të nesërmen peshohuni dhe do të vini re rezultate surpizuese.

Këshillë : Gjatë kësaj jave duhet të pini 8 gota ujë në ditë.

About The Author

Related posts