Shtator 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Gjykata shtynë afatin e hetimeve për Adriatik Llallën, pritet letërporosia nga Gjermania

Gjykata shtynë afatin e hetimeve për Adriatik Llallën, pritet letërporosia nga Gjermania

KMA NEWS / Gjykata shtynë afatin e hetimeve për Adriatik Llallën, pritet letërporosia nga Gjermania

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për shfuqizimin e shtyrjes me tre muaj të hetimeve të nisura ndaj tij.

Ish kryeprokurori Llalla po hetohe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të paktën 4 vepra penale si, fshehje e pasurisë, mosdeklarim i të hollave në kufi, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Avokati i Llallës kërkoi që Gjykata të vendoste për mbylljen e hetimeve të cilat kanë nisur që prej afro një viti. Por Gjykata nga ana e saj  i la kohë prokurorisë e cila ka deklaruar se po pret një përgjigje nga autoritetet gjermane të cilat mendohet se kohë më parë e kanë ndaluar zotin Llalla në kufi ndërsa kishte me vete një sasi të madhe parash.

Adriatik Llalla u largua nga posti në dhjetor të vitit 2017. Vitin e shkuar Departamenti i Shtetit njoftoi se i kishte ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë dhe familjes së tij, duke shpjeguar se Sekretari i atëhershëm i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni.

Deri më tani të paktën 170 zyrtarëve dhe ish zyrtarëve shqiptar u është mohuar ose revokuar viza për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të dyshimeve për përfshirjen e tyre në akte të mëdha korrupsioni.

About The Author

Related posts