Tetor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Lleshaj për protestën e Opozitës: E dhunshme dhe e rrezikshme

Lleshaj për protestën e Opozitës: E dhunshme dhe e rrezikshme

KMA NEWS / Lleshaj për protestën e Opozitës: E dhunshme dhe e rrezikshme

Një ditë pas protestës së mbrëmshme qeveria dhe opozita shkëmbyen replika mes tyre. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, foli për një manifestim të dhunshëm e të rrezikshëm duke paralajmëruar se organizatorët dhe pjesmarrësit mund të përballen me akuza jo vetëm për cënim të rendit publik por dhe rendit kushtetues. Partia Demokratike nga ana e saj i është përgjigjur për mes Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi u përgjigj duke deklaruar se në vend ka vetëm një grupim antikushtetues dhe kjo është qeveria e kryeministrit Rama. Siç bëhet me dije për protestën e mbrëmshme janë arrestuar 37 persona ndërsa 24 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë

Tensionet në protestën e 13 prillit të organizuar nga opozita u vunë re që gjatë qëndrimit përpara kryeministrisë, ku në drejtim të godinës u hodhën pa pushim tymuese, shashka e qese me bojë, në përfundim të fjalës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha, një grup manifestuesish çanë gardhin e policisë duke u ngjitur në shkallët e godinës së qeverisë.

Ndërkohë nga ana e policisë nuk pati asnjë reagim dhe rezistencë, nuk ndërhyri fare. Pas transferimit të protestës para selisë së kuvendit filluan edhe tensionet. Tymueseve dhe shashkave e në disa raste dhe të bombave molotov të hedhura nga protestuesit, efektivët e policisë iu përgjigjën me gaz lotsjellës dhe uji. Për rreth dy orë u zhvillua një dyluftim me provokime të dy anshme duke acaruar nervat e njëri tjetrit. Të paktën 5 policë u lënduan dhe morën ndihmë në spital, ndërsa opozita tha se 15 persona, mes tyre dhe gazetarë dhe një fotoreporter u plagosën apo u ndjenë keq për shkak të gazit lotsjellës.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli sot për “një protestë të dhunshme, të paligjshme dhe të rrezikshme”. Ai akuzoi organizatorët se “pabesisht e spostuan atë drejt parlamentit” dhe se nuk kishin marrë asnjë masë “për të garantuar që ajo të zhvillohej brenda kornizës ligjore. Përkundrazi, nga organizatorët në vend të marrjes së masave për sigurinë e protestës, ishin marrë masa për të hartuar plane sulmi, për të angazhuar grupe sulmi, dhe për të përdorur dhunë të mirëfilltë kundër institucioneve kushtetuese dhe Rendit publik. Gjatë protestës u përdor një arsenal i tërë lëndësh shpërthyese, të ndaluara, të rrezikshme, të cilat shkaktuan dhe dëme të mëdha qoftë materiale, qoftë për jetën e qytetarëve, apo të forcave të Rendit publik”.

Ministri Lleshaj deklaroi se përshkallëzimi i protestës po e zhvendos atë “nga një problem të rendit publik, në një problem të rendit kushtetues, që do të thotë se organizatorët dhe pjesmarrësit e saj do të përballen me akuzat që kanë të bëjën me cënimin dhe sulmin ndaj organeve dhe rendit kushtetues të vendit”.

Nuk ka vonuar edhe përgjigja e demokratëve me anë të Sekretarit të përgjithshëm Gazmend bardhi, i cili u shpreh se: “Në Shqipëri ka vetëm një grupim antikushtetues dhe me pushtet të paligjshëm politik. Ky grupim është banda e Edi Ramës, i cili e ka blerë pushtetin me paratë e pista të krimit të organizuar. Shqiptarët e kanë ndarë mendjen! Nuk ka më kthim prapa! Edi Rama është një kufomë politike. Ai nuk ka as forcë, as moral të akuzojë apo të burgosë popullin e bashkuar kundër qeverisë së tij kriminale dhe ilegjitime!”.

Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim përmes N/kryetarit të saj Petrit Vasili, akuzoi policinë për një skenar të programuar mire dhe provokime të njëpasnjëshme për të futur në kurth opozitën.

Janë 37 persona të arrestuar për protestën e mbrëmshme, ndërsa 24 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë. Opozita foli për dhunë ndaj tyre, ndërsa publikoi pamjet e një prej të arrestuarve i cili gjendej në spital për t’u kuruar.

About The Author

Related posts