Prill 26, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Mediat e huaja për grabitjen në Rinas, kometojnë edhe deklaratën e ministrit Lleshaj

Mediat e huaja për grabitjen në Rinas, kometojnë edhe deklaratën e ministrit Lleshaj

KMA NEWS / Mediat e huaja për grabitjen në Rinas, kometojnë edhe deklaratën e ministrit Lleshaj

Mediat e huaja i bëjnë jehonë grabitjes spektakolare të ndodhur ditën e djeshme në Rinas, ku u grabitën rreth 10 milion euro dhe mbeti i vrarë një nga pjesëtarët e grupit të autorëve.

Gazeta “BLIND”  i ka kushtuar një artikull, ku shkruan se  “Gangsterët e Shqipërisë” vjedhin  paratë në aeroport.

Më tej në artikull shkruhet se Gangsterët kishin rënë në gjurmë të parave të cilat do të transportoheshin për në Vjenë.

Teksa autorët tentuan të largoheshin pas grabitjes së shumës së parave, në përplasjen mes policisë dhe kriminelëve mbeti i vrarë një nga grabitësit i cili ishte 40 vjeçari Admir Murataj, i cili ishte maskuar me një maskë gome.

Murataj dyshohet si kreu i grupit të organizatës kriminale, i cili rezulton si person me precedent penal në Greqi.

Ndërkohë më tej Blind ka komentuar edhe deklaratën e ministrit Sndër Lleshaj, duke shkruar” Ministri i Brendshëm shqiptar Sandër Lleshaj sheh përgjegjësinë për grabitjen në operatorin kinez të aeroportit. “Masat e sigurisë që bien nën përgjegjësinë e operatorit nuk kanë funksionuar,” tha ministri. Ai kërcënoi me masa strikte ligjore për të siguruar sigurinë e nevojshme.

Operatori Everbright Ltd me seli në Hong Kong e refuzoi këtë si të gabuar. “Aeroporti nuk është në pronësi të kinezëve, i përket të gjithë shqiptarëve, është pjesë e territorit shqiptar dhe mbrohet ligjërisht nga policia e shtetit”, thotë kompania”.

 

About The Author

Related posts