Qershor 26, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Partia e Erdoganit humb në Ankara, rrezikohet dhe në Stamboll

Partia e Erdoganit humb në Ankara, rrezikohet dhe në Stamboll

KMA NEWS / Partia e Erdoganit humb në Ankara, rrezikohet dhe në Stamboll 

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pësoi një goditje të rëndë nga zgjedhjet lokale të së dielës, kur partia e tij në pushtet, AKP humbi kontrollin e kryeqytetit Ankara, ndërsa në qytetin më të madh të vendit Stamboll, kandidati i opozitës kryeson me numër votash.

Është hera e parë që partia e zotit Erdogan humb kontrollin e kryeqytetit.

Sipas rezultateve paraprake, Mansur Yavas, kandidati i Partisë Popoullore Republikane, CHP, forca kryesore opozitare, fitoi 50.9 të votave në Ankara, ndërsa kandidati i AKP-së, Mehmet Ozhaseki aktualisht ka 47.1 për qind.

Një zyrtar i AKP-së tha se partia e tij do të sfidojë rezultatin në Komisionin e Zgjedhjeve, pasi kishte identifikuar gabime në rezultate.

Por ndoshta humbja më e rëndë – nëse konfirmohet – është ajo në Stamboll, ku zoti Erdogan ka filluar karrierën e tij politike.

Duke folur me gazetarët të hënën, kryetari i Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve, Sadi Guven, tha se Ekrem Imamoglu i CHP-së kishte 4, 159, 650 vota ndërsa Binali Yildirim kishte 4, 131, 761 vota.

Ai nuk e sqaroi se sa për qind të votave janë numëruar.

Por vetë zoti Imamoglu tha se kishte 25,158 vota më shumë se rivali i tij, duke shtuar se Komisioni i Zgjedhjeve kishte regjistruar 99.95 të votave.

Ka shumë gjasa që AKP-ja të sfidojë rezultatin edhe në Stamboll, ku partia në pushtet tha se ka mbi 300 mijë vota të pavlefshme.

Zoti Erdogan që ka mbizotëruar politikën turke që kur mori pushtetin para 16 vjetësh, bëri një fushatë të pareshtur për dy muaj para zgjedhjeve të së dielës, fitoren në të cilat i kishte përshkruar si të rëndësishme për mbijetesën e vendit./voa/

About The Author

Related posts