Prill 26, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Përfundon protesta e 9-të e opozitës: Rama qëndron në detyrë

Përfundon protesta e 9-të e opozitës: Rama qëndron në detyrë

KMA NEWS / Përfundon protesta e 9-të e opozitës: Rama qëndron në detyrë

Organizatorët e protestës, drejtuesit e opozitës ishin betuar edhe kësaj radhe si herët e tjera se sot, do të jetë fundi i Edi Ramës, por që edhe këtë herë nuk ndodhi asgjë, veç disa arrestimeve nga rradhët e protestuesëve dhe shijimi i gazit lotsjellës dhe lagia me uji të ftohtë e tyre!

A do të mblidhen herë tjetër protestuesit masivisht? Kjo mbetet për tu parë?!!

Është mbyll pas katër orësh përplasje dhe tensionesh protesta e opozitës që u organizua me 13 prill para kryeministrisë dhe kuvendit të Shqipërisë. Duke ju drejtuar mbështetësve që e shoqëruna në selinë e Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha tha se “ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme për opozitën dhe për gjithë shqiptarët e ndershëm, largimin e Edi Ramës si një kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”. Sipas kryetarit demokrat, qeveria “u soll edhe njëherë si pushtuese ndaj nënave dhe motrave, ndaj fëmijëve e të rinjve, ndaj qytetarëve protestues. E pra, le ta dijë, se asnjë veprim i kundraligjshëm, as hedhja e gazit, as arrestimet, as përpjekja për të intimiduar dhe frikësuar njerëzit nuk ka për të pasur sukses. Fundi i Edi Ramës është firmosur dhe vulosur nga populli sovran”, tha zoti Basha.

Në një postim në Twitter, menjëherë pas fjalës së kryetarit demokrat, kryeministri Edi Rama u shpreh se protesta nuk ishte “as e denjë po thjesht e turpshme për PD-LSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovrani në 30 qershor”.

Atmosfera e tensionuar që u vu re fillimisht para godinës së Qeverisë, u përsërit dhe përpara selisë së kuvendit, ku manifestuesit u mblodhën duke ju përgjigjur thirjes së drejtuesve të opozitës. Policia ndërhyri me gazlotsjellës për të shpërndarë grupet e protestuesve të cilët tentuan të shtynin kordonin e policisë, ku në drejtim të tyre, u hodhën tymuese dhe shashka. Menjëherë pas lëshimit të gazit, protuestuesit largoheshin nga hyrja e kuvendit, për t’u rikthyer sërish me kalimin e minutave.

Kjo situatë u përsërit disa here, ndërsa manifestuesit qëndronin me këmbëngulje para selisë së parlamentit, sikundër dhe drejtuesit e opozitës, ndërkohë në drejtim të hyrjes së parlamentit, lëshoheshin pa ndërprerë tymuese, shashka e herë pas here dhe bomba Molotov.

Sipas policisë, të paktën 5 punonjës të saj janë plagosur dhe janë shtruar në spital. Edhe opozita nga ana e saj ka folur për 15 protestues, mes tyre dhe gazetarë janë plagosur ose kanë shfaqur problem me frymëmarrjen për shkak të gazit të përdorur.

Më herët, para selisë së Qeverisë ku mbështetësit e opozitës u mblodhën fillimisht në mbrëmje, protestuesit mundën të çajnë gardhin e policisë, përballë hyrjes qëndrore të godinës, pak pas përfundimit të fjalës së kryetarit demokrat Lulzim Basha, ata qëndruan për disa minuta në shkallët e kryeministrisë, ndërkohë që forcat e policisë nuk ndërhynë për t’i sprapsur ata. Presidenti Ilir Meta bëri ndërkohë thirrje për një protestë paqësore dhe që të evitohen konfrontimet.

Ndërko një makine para kuvendit i është vënë flaka nga protestuesit. Partia Demokratike e ka quajtur provokim nga ana e policisë djegjen e makinës. PD thotë se zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme nga ana e policisë, në mënyrë që për aktin të fajësohen protestuesit.

Partia Demokratike deklaron se nuk janë protestuesit ata që i kanë vënë flakën makinës tek Parlamenti. Ajo ishte e vetmja makinë e lënë në zonën e zbrazur nga çdo automjet tjetër përvç atyre të policisë dhe të medias. Kjo do të thotë se makina është lënë nga vetë policia, që ta digjnin vetë dhe të akuzonin protestuesit për zjarrvënie.

Në një postim në Twitter ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dënoi aksionin e opozitës: “Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, shkruajti zoti Lleshaj.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama, po përmes Twitterit shprehu “solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit”, shkruajti kryeministri.

Kjo ishte protesta e 9 e opozitës që nga muaji shkurt, dhe e treta përpara selisë së qeverisë. Opozita është tërhequr nga kuvendi dhe deputetët e saj dorëzuan në bllok mandatet. Një vendim ekstrem i kritikuar hapur nga komuniteti ndërkombëtar. Në fillim të kësaj jave gjatë vizitës së tij në Tiranë, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer i bëri thirrje partive opozitare të riangazhohen në procesin politik , duke theksuar se zgjedhjet lokale të qershorit janë mundësia më e mirë për ta bërë këtë sa më parë.

About The Author

Related posts