Maj 23, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Përplasje me armë në Kurbin, humbin jetën dy persona

Përplasje me armë në Kurbin, humbin jetën dy persona

KMA NEWS / Përplasje me armë në Kurbin, humbin jetën dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbërmjen e 28 prillit në Laç, dy persona janë qëlluar në një lokal në lagjen Nr. 1.

Të plagosurit janë sjellë me urgjencë në një prej spitaleve private në Tiranë, ku i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, por pavarësisht ndihmës mjekësore nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Siç bënë me dije policia dy viktimat janë shtetasit Mikel dhe Jani Jushi, përkatësisht 30 dhe 35 vjeç.

Siç bëhet me dije, dy të plagosurit janë kushërinj me njëri-tjetrin, ndërsa sherri ka nisur brenda një lokali mes autorit dhe të dëmtuarve pas një sherri banal. Pas sherrit autori ka marrë armën dhe ka qëlluar ndaj dy të dëmtuarve. Pavarësisht se dy viktimat janë munduar të largohen në këmbë nga vendi i ngjarjes, ata janë ndjekur sërish edhe pse të plagosur, duke u qëlluar me breshëri.

Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe janë shoqëruar disa persona.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 Laç, afer një lokali ka patur të shtëna me armë zjarri.

Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në gjendje te rëndë per jetën në Tiranë për ndihme mjekësore.

Në vendngjarje mbërriten shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyrë me drejtësinë.

Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqerimi i përsonave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Për shkak të hetimit nuk mund të bëhen publike të tjera detaje qe lidhen me ngjarjen.

About The Author

Related posts