Gusht 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Princi, Harry dhe Meghan së shpejti presin fëmijën e tyre të pare

Princi, Harry dhe Meghan së shpejti presin fëmijën e tyre të pare

KMA NEWS / Princi, Harry dhe Meghan së shpejti presin fëmijën e tyre të pare

Nga Jon Beta

VANI6748Çifti mbretrorë në Britaninë e Madhe Meghan dhe Harry, të cilët u martuan majin e kaluar, këto ditë presin fëmijën e tyre të pare, i cili pritet të lind në fund Prillit – fillim Maj. Ende nuk është publikuar nëse foshnja do të jetë djalë apo vajzë, por çifti shprehet se është i lumtur si për djal ashtu edhe për vajzë.

Meghan thuhet se do të prish traditën zyrtare mbretrore dhe nuk do të lind në Frimleu Park, por në një spital publik, pikërisht në Lindo Wing.  Natyrisht, që askush jashtë familjes nuk e di një gjë të tillë, por stafi i spitalit Shënë Maria të Lindo Wing është këshilluar që të mos bëjë pushime në pranverë, pasi Dukesha ka në plan të lindë aty.

Ekspert i Protokollit Mbretëror dhe Etiketë z.  William Hanson, në një Konference për shtyp para gazetarëve të huaj të akredituar në Britaninë e Madhe ka folur mbi këtë ngjarje ku ka shpjeguar se:

image2A do të marrë automatikisht një titull mbretëror? Çfarë roli do të ketë në familjen mbretërore? Kush do të duhet të kujdeset për të? etj.

Në lidhje me çeshtjen e emrit ai tha se, ka shumë pikpyetje se si Duka dhe Dukesha do ta quajnë fëmijën e tyre, ku tradita është një pjesë e brendshme e jetës Mbretrore.

Nëse do të lind një vajzë, sipas traditës mundësitë përfshijnë që ti vihet emri Alice, Elizabeth ose Victoria, ndërsa në rastin e një djali mund ti vendoset emir Philip, Frederick, Charles, Arthur, Edward ose James.

Por ai nuk përjashtoi edhe mundësinë tjetër duke u mbështetur në arsyen se dukesha ka nënshtetësinë amerikane dhe mund ti vendos një emër amerikan, ku emir më i popullarizuar për femra në vitin 2017 ishte Olivia dhe për meshkuj Oliver.

Përsa i përket titullit mbretror, fëmija i pare i Harryt nuk do të ketë mundësinë pasi nuk do ti bie radha që të marrë kurorën e princit ose në rastin e një vajze nuk do të ketë fatin të marrë kurorën e Dajanës.

Në vazhdim z. Hanson  tha se, Duka Harry dhe dukesha Meghan mund të aplikojnë që fëmija i tyre të ketë shtetësi të dyfishtë amerikane dhe britanike, pasi dukesha Meghan është në proces për marrjen e nënshtetësisë britanike, por ende nuk dihet nëse ajo do të mbajë shtetësi të dyfishtë, pasi  aktualisht ende është shtetase amerikane.

Pas lindjes së fëmijës së tyre Harry dhe Meghan do të kalojnë të jetojnë në vilën Frogmore në kështjellën Windsor. Që nga viti 2017 çifti ka jetuar në Cottage Nottingham, në rezidencën e pallatit mbretror Kensington, pranë Dukës së Kembrixhit dhe familjes së tij.

Pas largimit nga pallati ata do të angazhojnë një dado që do të interesohet për fëmijën, pasi vetë do të jenë të ingranuar në aktivitete zyrtare. Ndërkoh mendohet se çifti mbretrorë do të kërkoj edhe ndihmesën e nënës së Meghan, Doria Ragland, që pa dyshim do të bëjë vizita të shpeshta në Londër nga shtëpia e saj në Los Anxhelos për të vizituar nipin ose mbesën e saj. Përsa I përket pagëzimit të foshnjes ai tha se ajo do tu besohet miqve të çiftit që u gjendën pranë edhe për mbarvajtjen e martesës së tyre.

About The Author

Related posts