Qershor 25, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Protesta e gazetarëve para Prokurorisë së Përgjithshme, transmetohet vetëm nga Fax News dhe Zëri i Amerikës

Protesta e gazetarëve para Prokurorisë së Përgjithshme, transmetohet vetëm nga Fax News dhe Zëri i Amerikës

KMA NEWS / Protesta e gazetarëve para Prokurorisë së Përgjithshme, transmetohet vetëm nga Fax News dhe Zëri i Amerikës

Kur pronarët e mediave janë të blerë nga pushteti kështu ndodh dhe do të ndodhi…! Gazetarët po nuk u zgjuan dhe të kërkojnë vetveten, gjithmonë do të mbesin nënë trysninë e pronarit, të krimit dhe të pushtetit!

Gazetarët protestë para Prokurorisë së Përgjithshme

Ditën e sotme, gazetarët zhvilluan protestë para godinës së Prokurorisë së Përgjithshme .

Protesta është nxitur prej dhunës që truproja i Markut ka ushtruar ndaj gazetarit Renaldo Salianji gjatë kohës që ky i fundit ishte në orarin e punës.

Por ajo që është vënë re ditën e sotme është fakti se vetëm FaxNews, VOA dhe “Shoqata e Gazetarëve” e kanë mbështetur dhe transmetuar këtë protestë.

“Braktisja” nga ana e pronarëve të mediave por edhe nga ana e “Shoqatës së Gazetarëve”, tregon hapur mungesën e mbështetjes dhe respektimit të gazetarit, duke bërë kështu që figura dhe integriteti i tyre të jetë i cënueshëm në çdo moment.

Duket se përpos reagimeve të gazetarëve të rinjë, të moshën 20-26 vjeç të pakt kanë qënë ata gazetarë, tashmë të vjetër në profesion që kanë reaguar.

Ditën e sotme më anë të një postimi në Facebook,  drejtoresha e Fax News, Nertila Spiri, ka reaguar duke u shprehur se: Te injorosh gazetaret e terrenit që mbajnë në këmbë redaksitë është më e rëndë se dhuna mbi ta. Asnje TV nuk e transmetoi live, përjashto FaxNews, sigurisht nuk mund të mungonte Zëri i Amerikës.gazetaret greva

About The Author

Related posts