Maj 23, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Rama nesër takim ‘kokë më kokë’ me kancelaren Merkel

Rama nesër takim ‘kokë më kokë’ me kancelaren Merkel

KMA NEWS / Rama nesër takim ‘kokë më kokë’ me kancelaren Merkel

Të hënë do të mbahet samiti i Berlinit ku liderët e Gjermanisë dhe Francës do të presin krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel do të zhvillojë nesër një takim kokë më kokë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një njoftimi për shtyp, ku është zbuluar edhe axhenda e takimeve të kancelares gjermane.

Mësohet se Merkel së pari do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e më pas do të takohet me kryeministrin Rama.

Gjermania sërish si duket i ka dhënë më shumë rëndësi Maqedonisë së Veriut, sesa Shqipërisë, ndërsa kujtojmë se eurokomisioneri Hahn është shprehur 2 ditë më parë për Agjencinë Gjermane të Lajmeve, se Maqedonia e meriton më shumë se Shqipëria hapjen e negociatave. (Lexo këtu)

Takimi në fjalë vjen në kuadër të Samitit për Ballkanin, ku të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen bashkë të hënën në Berlin, me ftesë të kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emmanuel Macron.

Njoftimi per shtyp i Kancelarise gjermane:

Të hënën pasdite, një takim i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Kancelarinë Federale me ftesë të Kancelares Federale dhe Presidentit francez Emmanuel Macron.

Së pari, Kancelarja do te prese kryeministrin e Republikës së Maqedonisë se Veriut , z. Zoran Zaev, për një bisede.

Me pas Kancelarja do te kete një bisedë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama.

Në vijim, Kancelarja do të mbajë një diskutim të shkurtër dypalësh me Presidentin francez Macron, pasuar nga deklaratat per shtyp nga të dy liderët.

Pas ardhjes së Shefave të Shtetit dhe Qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, do te fillojë takimi i Ballkanit Perëndimor.

About The Author

Related posts