Gusht 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Presidenti Hashim Thaçi: Kosova do bashkohet me Shqipërinë!

Presidenti Hashim Thaçi: Kosova do bashkohet me Shqipërinë!

KMA NEWS / Presidenti Hashim Thaçi: Kosova do bashkohet me Shqipërinë!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Shqipëria do të jetojnë bashkë  në një shtet. Deklaratat jo të zakonshme për një kryetar shteti, të Thaçit u bënë në qytetin e Hasit teksa mori titullin qytetar nderi.

“Ju keni qenë bashkërisht me ne në luftë dhe bashkërisht do të jetojmë në liri dhe bashkërisht do të jetojmë në një të ardhme të afërt, në një shtet të përbashkët Kosove dhe Shqipëri’, tha zoti Thaçi.

Me tej Presidenti i Kosovës foli edhe për Luginën  e Preshevës,  territoret të banuara nga shqiptaret në Serbi e që sipas tij do t’i bashkohet Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës, pa u prekur as Ujmani dhe as Trepça në këmbim.

“Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës si parakusht për bashkim kombëtar”, përfundoi Thaçi në deklaratën e tij.

About The Author

Related posts