Nëntor 17, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Pas vendimit të presidentit Meta, Rama mbledh urgjent drejtuesit e lartë të Partisë socialiste

Pas vendimit të presidentit Meta, Rama mbledh urgjent drejtuesit e lartë të Partisë socialiste

KMA NEWS / Pas vendimit të presidentit Meta, Rama mbledh urgjent drejtuesit e lartë të Partisë socialiste

Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale të 30-qershorit, menjëherë është vënë në lëvizje Rilindja .

Kryeministri Rama, ka thirrur në mënyrë urgjente mbledhjen e grupit të deputetëve të Partisë Socialiste në selinë e saj në orën 21:30.

Rama është kthyer urgjentisht nga Berati ku po zhvillonte një tur takimesh në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e pushtetit lokal dhe do të zhvilloj një takim të jashtzakonshëm me drejtuesit e partisë pas vendimit të Presidentit Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si dita e zgjedhjeve lokale, të cilin Rama e cilësoi si një vegël të ish kryeministrit Sali Berishës.

Nuk dihet cili do të jetë hapi i radhës nga kryeministri, por ai tha se është tri lëvizje përpara nga të tjerët.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka anuluar sot zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Meta nuk ka dhënë një datë të re për këto zgjedhje.

Shkak për këtë, është bërë sinjalizimi se protesta e opozitës do të jetë e dhunshme. Argumentet shterruese, thekson Meta do të bëhen publike ditën e hënë më 10 qershor.

About The Author

Related posts