Tetor 14, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ambasadori Minxhozi: Situata politike në Shqipëri duhet tejkaluar

Ambasadori Minxhozi: Situata politike në Shqipëri duhet tejkaluar

KMA NEWS / Ambasadori Minxhozi: Situata politike në Shqipëri duhet tejkaluar

Situata e fundit politike në Shqipëri që kulmoi me bojkotimin e zgjedhjeve lokale nga ana e partive tradicionale opozitare dhe diskursi politik, shqetësoi jo pak edhe qytetarët kosovarë.

Në një intervistë për KosovaPress, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, u pyet nëse zhvillimet e fundit mund të ndikojnë në raport me Kosovën, por ai deklaroi se zgjedhjet kishin të bënin kryesisht me Shqipërinë.

Por, sipas tij, çdo gjë që ndodh në vendet respektive ka influencat reciproke dhe se paqja e stabiliteti janë një faktor i rëndësishëm që nuk i përkasin vetëm një pjese të kombit. Minxhozi theksoi se situata aktuale në Shqipëri duhet kapërcyer dhe vendi të shohë nga e ardhmja.

About The Author

Related posts