Tetor 14, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

KMA NEWS / Fitore e Demokracisë së Re në Greqi, mbeten jashtë parlamentit ekstremistët e Agimit të Artë

KMA NEWS / Fitore e Demokracisë së Re në Greqi, mbeten jashtë parlamentit ekstremistët e Agimit të Artë

KMA NEWS / Fitore e Demokracisë së Re në Greqi, mbeten jashtë parlamentit ekstremistët e Agimit të Artë

Nga Kujtim Vani

Kujtim VANIDemokracia e re e ka cilësuar si “historike” fitoren e zgjedhjeve të 7 korrikut.

Sot pritet betimi i kryeministrit të ri Kyriakos Mitsotakis, i cili doli fitues në këto zgjedhjet.

Partia e Mitsotakis, ‘Demokracia e Re’ kryesoi me 39.77% duke fituar 158 vende në Parlament, duke lënë kështu pas partinë ‘Syriza’ të Tsipras, me 31.43% e cila fitoi vetëm 86 vende.

Nga zgjedhjet, arriti të siguronte 22 vende në parlament partia ‘Kinal ish Pasoku’ me të cilën kanë kandiduar edhe dy shqiptarë, 15 vende në Parlament ka arritur t’i sigurojë Partia Komuniste dhe partia MERA25 e ish ministrit Varoufakis 3,39% (9 vende).

Ajo çka është më e rëndësishme në këto zgjedhje, grekët kanë injoruar partinë ekstremiste, Neo-naziste  “Agimi i Artë” e cila është braktisur nga elektorati duke mos arritur dot të siguronin vende në Parlament.

Ndërkohë, Partia e Panos Kameni Grekët e Pavarur, e cila ishte pjesë e koalicionit qeverisës me Tsipras nuk ka hyrë në zgjedhje pasi u shpërbë, për shkak se u braktis nga deputetët e saj.

Këtë të mërkurë pritet të formohet qeveria e re greke. Burime shprehen se për formimin e qeverisë së re edhe Mitsotakis, ashtu sikurse edhe qeverisë së vjetër do t’i duhet të kërkojë partner koalicioni.

Kujtojmë se pas përfundimit të zgjedhjeve Tsipras e ka njohur rezultatin si dhe ka uruar kryeministrin e ri për fitoren duke shprehur kështu respekt, sikurse ka thënë ai, për vendimin e popullit. Ndërsa nga ana tjetër Mitsotakis ka premtuar se do të jetë kryeministri i të gjithëve e do të punoj për të respektuar çdo grek.

 

Fillimisht fitorja e thellë e Demokracisë së Re u kumtua nga exit poll-i, që ishte i përbashkët për gjithë televizionet -përfshirë edhe atë publik.

Menjëherë pas kësaj, SYRIZA deklaroi që “Në rast se rezultatet e sondazheve vërtetohen, ka një avantazh të qartë të ND. Respektojmë verdiktin e popullit. Do të vazhdojmë punën tonë nga roli i opozitës kryesore”.

Kurse Demokracia e Re deklaroi se ishte “Një fitore historike që i faturohet kryetarit Kyriakos Mitsotakis. Greqia hyn sot në një epokë të re, duke lënë përfundimisht mbrapa krizën. Grekët zgjodhën projektin e Demokracisë së re, një projekt me më pak taksa, më shumë vende pune dhe më shumë siguri për qytetarët”, thuhet në deklaratën e partisë që do të marrë tashmë qeverisjen e vendit.

Rreth orës 20,30 të së dielës, kryeministri Aleksis Tsipras i telefonoi zoti Mitsotakis për t’i uruar fitoren.

Gjithashtu e informoi se e pret nesër në selinë e Megaro Maksimu, për t’i bërë dorëzimet.

Sipas burimeve nga Demokracia e Re, Mitsotakis do të betohet si kryeministër të hënën ora 13,00 në pallatin Presidencial.

Më herët, kryetari i parlamentit Nikos Voutsis do t’i dorëzojë presidentit të republikës rezultatet e zgjedhjeve.

Zgjedhjeve greke u ka bërë jehonë edhe shtypi i huaj, që i ka ndjekur zhvillimet gjatë gjithë ditës.

Siç komenton media ndërkombëtare, “vëzhguesit ia dedikojnë humbjen e kryeministrit të majtë Tsipras dhe partisë së tij masave të ashpra shtrënguese të viteve të fundit që goditën kryesisht shtresat e mesme. Një pjesë e madhe e shtresës së mesme, që tradicionalisht përcakton rezultatin e zgjedhjeve në Greqi, i ktheu klrahët SYRIZA-s dhe votoi për konservatorët”.

About The Author

Related posts