Nëntor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Lajm i mirë për shqiptarët në Britani: Pritet amnisti dhe legalizim për emigrantët e pa ligjshëm

Lajm i mirë për shqiptarët në Britani: Pritet amnisti dhe legalizim për emigrantët e pa ligjshëm

KMA NEWS / Lajm i mirë për shqiptarët në Britani: Pritet amnisti dhe legalizim për emigrantët e pa ligjshëm

Nga Kujtim Vani

Kujtim VANINjë fat i madh duket se po troket për emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë prej shumë vitesh në Mbretërinë e Bashkuar. Lajm i rëndësishëm dhe i shumëpritur vjen nga kandidati për kryeministër në Britaninë e Madhe, ku po vazhdon gara për kreun e egzekutivit pas dorëheqjes së Tereza May.

Boris Johnson, si kandidati kryesorë për kryeministër ka tërhequr vëmendje të gjerë me deklaratën e tij për emigrantët, ku bëjnë pjesë edhe mijëra bashkatdhetarë tanë. Në një prononcim për “Daily Mail”, Johnson ka deklaruar se emigrantët iu përkasin komuniteteve të ndryshme dhe pretendojnë të zhvillojnë jetën e tyre në Britani.

“Tani unë mendoj se historia e komuniteteve që vinë në Londër dhe jetojnë këtu është e jashtëzakonshme. Kemi parë valë migratore dhe ngadalë ata kanë ndryshuar janë përshtatur dhe ata na kanë ndihmuar për diversitetin e kulturës tonë. Kjo është ajo që unë dua për vendin tonë”, ka deklaruar kandidati potencial për kryeministër Boris Johnson.

Në vazhdim ai është shprehur se duhej shqyrtuar mundësia e një amnistie për ata qindra mijëra emigrantë ilegalë, të cilët ndodhen në Angli për më shumë se 15 vjet.

Por, Johnson ka edhe një kusht tjetër: Ju duhet të flisni shumë mirë anglisht.

Dëshiroj që të gjithë ata që vijnë në Britaninë e Madhe të ndjehen britanikë. Kjo është me shumë rëndësi por duhet të mësojnë anglisht. Shpesh shikojmë zona të tëra përfshi pjesë të Londrës dhe në qytete të tjera ku nuk po flitet anglisht si gjuhë e parë nga disa njerëz. Kjo me patjetër duhet të ndryshojë”, ka thënë ai.

Pra, nëse keni më shumë se 15 vite që jetoni në Britaninë e Madhe dhe e flisni shumë mirë gjuhën angleze, me amnistinë e re që pritet të ndryshojë nëse Boris Jonson bëhet kryeministër, mund të përfitoni leje qëndrimi. Ky do të jetë një fat shumë i madh edhe për shqiptarët që punojnë e jetojnë prej shumë vitesh në Britani duke kontribuar në zhvillimet ekonomike të këtij vendi.

About The Author

Related posts